• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRITET UDHËHEQËSI I ISIS/ Trump: Vdiq si qen, si një frikacak
Home
Nderkombetare

VRITET UDHËHEQËSI I ISIS/ Trump: Vdiq si qen, si një frikacak

27 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Tashmë është zyrtare, udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdad është ekzekutuar. Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Abu Bakr al-Bagdadi u  vra në një bastisje të kryer nga ushtria amerikane në veri-perëndim të Sirisë të shtunën.

“Mbrëmë Shtetet e Bashkuara vendosën drejtësinë. Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur” tha Trump. “Ai ishte themeluesi dhe udhëheqësi i ISIS.

Organizata terroriste më e pamëshirshme dhe e dhunshme në botë. Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar shumë vjet për Bagdadin. Kapja ose vrasja e Bagdadit ka qenë përparësia kryesore e sigurisë kombëtare të administratës time” tha ai. “Ai vdiq si qen, ai vdiq si një frikacak,” tha Trump për liderin e ISIS.

Trump tha se ishte një “mision shumë i rrezikshëm” dhe falënderoi Rusinë, Turqinë, Sirinë, Irakun e kurdët për ndihmën në mision. Ai tha se kurdët i dhanë informacione të dobishme SHBA. Vdekja e Bagdadit është një tjetër goditje e fortë për ISIS-in.

Mesazhi i tij i fundit audio ishte në shtator, në të cilin ai premtoi se lufta kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj është shumë larg fundit.

Gjatë regjistrimit audio, më shumë se 30-minuta ai thoshte se Shtetet e Bashkuara “tani po mbyten në kënetat” e Irakut dhe Afganistanit, duke shtuar se Uashingtoni është i pafuqishëm për të ndihmuar aleatët e tij në rajon dhe përreth.

Që nga viti 2016, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim deri në 25 milion dollarë për informacione që ndihmojnë për të sjellë Bagdadin para drejtësisë. Vetëm një person tjetër, udhëheqësi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, ka një shpërblim kaq të lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BREXIT/ Johnson: Parlamenti po na mban peng
Previous article “KU KA GREKË NË SHQIPËRI, MOR DULE ZIU!”/ Ngjela: Grekë s’ka në Athinë. Dje u përkujtua një bandit me armë në dorë, por…

k.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT