• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BREXIT/ Johnson: Parlamenti po na mban peng
Home
Nderkombetare

BREXIT/ Johnson: Parlamenti po na mban peng

27 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri britanik Boris Xhonson druhet se opozita do shpërdorojë tre muajt e ardhshëm me beteja politike dhe sërish nuk ka për ta votuar marrëveshjen Brexit. Me një editorial në gazetat e fundjavës, shefi i qeverisë hodhi sërish idenë e zgjedhjeve të parakohshme meqë ligjvënësit aktualë nuk po i japin zgjidhje problemit.

“Në vend ka një opinion të përgjithshëm se parlamenti e ka përfunduar ciklin e vet. Unë nuk mund të pranoj që të mbetemi akoma peng i tij. Miliona biznese dhe qytetarë nuk po munden të planifikojnë të ardhmen, kjo paralizë po na shkakton dëme reale dhe neve na duhet të ecë përpara në 2020-ën,” shkroi Xhonson. Thirrjet e tij vijnë përpara votimit kyç të së hënës, kur deputetët britanikë do të pyeten nëse janë në favor të zgjedhjeve të parakohshme më 12 dhjetor.

Bashkimi Europian ka deklaruar se nga rezultati i votimit do të varet edhe kohëzgjatja e re e procesit Brexit. Qeverisë konservatore i nevojitet mbështetja e dy të tretës së parlamentit për të thirrur zgjedhje të reja.

Opozita laburiste pritet të votojë kundër, ndërsa liberaldemokratët dhe partia skoceze thonë se do e përkrahnin procesin e ri elektoral me kushtin që Brexit-i të shtyhet të paktën me tre muaj deri në janar 2020. Nëse kjo ndodh, dy partitë opozitare janë të gatshme të propozojnë një nismë ligjore që zgjedhjet e reja të thirren me shumicë të thjeshtë votash më 9 dhjetor.

Sondazhet paraprake sjellin konservatorët përsëri në pushtet me 40 për qind të votave, laburistët 16 pikë më poshtë dhe liberaldemokratët me 15 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PËRGJIGJET ASHPËR METËS/ Petro Koçi: Një liliput përballë Kushtetutës, duhet të shkarkohet
Previous article VRITET UDHËHEQËSI I ISIS/ Trump: Vdiq si qen, si një frikacak

k.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT