• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKEMA E GRANTEVE/ Balla thirrje fermerëve: Aplikoni për investime në fermat bujqësore
Home
Politikë

SKEMA E GRANTEVE/ Balla thirrje fermerëve: Aplikoni për investime në fermat bujqësore

27 October, 2019 k.autor Politikë

U prezantua sot në Elbasan  skema e granteve “IPARD II  2014 – 2020” për zhvillimin e sektorit Agro-Ushqimor.

Në fjalën e tij, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi punën e AZHBR, sidomos përsa i përket transparencës së fondeve.

Gjithashtu Balla u bëri thirrje fermerëve të përfitojnë nga skemat e financimeve dhe të shtojnë prodhimet e tyre, të njohura për cilësinë që i bën të konkurrueshme në tregjet europiane.

“Deri në dy vite më parë AZHBR ishte një institucion ku mungonte tërësisht transparenca dhe mënyra e administrimit të mirë të fondeve, një garanci kjo e domosdoshme, në një rrugë të rëndësishme të angazhimit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

IPARD-i është padyshim një shkollë e rëndësishme, të cilën ne duhet ta kryejmë më së miri, për të treguar kapacitetet absorbuese tonat përsa i përket fondeve të BE-së.

Bujqësia, duhet ta them që është në një fazë shumë të rëndësishme, po aq edhe delikate, po të kemi parasysh orientimin që duhet të marrë.

Ne duhet të riorientohemi me nevojat që ka tregu dhe dua të ndaj me ju disa shifra domethënëse, përsa i përket suksesit të mirë administrimit të ri të AZHBR-së nën drejtimin e Frida Krifcas.

Për vitin 2018, vetëm në Elbasan kemi 5 përfitues me një fond prej 662 300 eurosh, që vetëm për Elbasanin është një shifër domethënëse; janë tre linja përpunimi makineri dhe pajisje dhe dy ambiente grumbullimi, po ashtu kemi edhe masa direkte me përfitues 367 fërmerë me një buxhet prej 482 mijë eurosh ku 64 janë në blegtori, në ferma qumështi janë 13, në bletari 82, në zëvendësime të plastmasit apo pajisjeve të tjera të serave 10, përmirësimi i teknikave të ujitjes 89, në ferma organike 1 dhe këtu do të doja të kisha një vëmendje më të madhe.

Dua t’i bëj thirrje fermerëve të aplikojnë për investime në Fermat Bujqësore, në aktive fizike për Përpunimin dhe Tregtimin e Produkteve Bujqësore dhe në Diversifikimin e Fermave dhe Zhvillimi i Biznesit”, tha Balla. Sipas Ballës qarku i Elbasanit duhet të fokusohet tek:

  • Prodhimi i Bimëve Aromatike Mjekësore (BAM), kërpudhave, mjaltit, bimëve zbukuruese dhe kërminjve
  • Përpunimi në fermë dhe tregtimi direkt i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, frutat dhe perimet, vera, etj (Fermerë)
  • Përpunimi dhe tregtimi i BAM-ve të egra ose të kultivuara, kërpudha dhe mjaltë; Vaji i Ullirit
  • Akuakulturë
  • Natyra dhe turizmi rural
  • Shërbimet për popullsinë rurale dhe biznesin
  • Zejtari dhe industria prodhuese
  • Prodhimi i energjisë së rinovueshme.”, deklaroi Balla.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY DITË MË PARË KISHTE NISUR PUNË SI SHPËRNDARËS PICASH/ Kush është 25-vjeçari që mbeti i vdekur nga aksidenti i tmerrshëm (FOTO)
Previous article KEQARDHJE PËR NEGOCIATAT/ Ish-kryeministri grek Papandreu: Ballkani duhet të forcohet

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT