• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DUAM ANËTARËSIM NË BE/ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Nuk pranojmë projekte ekonomike
Home
Rajon

DUAM ANËTARËSIM NË BE/ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Nuk pranojmë projekte ekonomike

27 October, 2019 k.autor Rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka hedhur poshtë njoftimet se Bashkimi Evropian po përgatit një “zonë ekonomike evropiane” për vendet e Ballkanit pasi në samitin evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nuk arritën të marrin datën e bisedimeve për anëtarësim për shkak të kundërshtimit të Francës.

Zaev ka thënë se përveç anëtarësimit të plotë në BE, nuk do të pranojë asnjë alternativë tjetër.

“Vendi ynë është në BE dhe nuk do të pranojmë asnjë ofertë tjetër. E gjithë bota flet për ne për atë që kemi bërë. Ne kemi përmbushur detyrimet tona dhe e kemi merituar hapjen e bisedimeve. Ne duam atë që meritojnë dhe asgjë tjetër. Nuk pranojmë asnjë alternativë tjerë, pakte, partneriteti, projekte ekonomike. Ne jemi për anëtarësim të plotë në BE”, ka deklaruar Zaev në një tribunë të shtunën në mbrëmje me simpatizantë të LSDM-së në qytetin e Prilepit.

Ai ka shprehur dëshpërimin nga vendimi negativ në samitin evropian, por tha se ky vendim nuk do ta gjunjëzojë nga qëllimi final, e që është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE.

“Vërtetë nuk është fer ndaj nesh pasi na premtuan, na thanë bëni punën dhe ne do t’ju japim datën. Diskutuan deri në orën 2:30 të mëngjesit dhe për fat të keq ndodhi padrejtësia. Por, unë dua t’ju bind se kjo padrejtësi ndaj vendit tonë të vogël do ngritët si feniksi pasi të gjithë po asin për padrejtësinë e bërë”, ka theksuar Zaev.

Ndërkohë, në një tjetër tribunë me anëtar të partisë, kreu i opozitës, Hristijan Mickovski, për mosmarrjen e datës ka akuzuar qeverinë.

“Ne të gjithë duhet të jemi të brengosur pasi datën nuk e morëm për shkak të korrupsionit, pashallëkut e kriminalitetit të atij (Zaevit) që dëshironte privatizimin e të ardhmes evropian të shtetit tonë. Për këtë ne nuk morëm datën, gjithçka tjetër është një ‘PO’ e madhe pasi ne jemi qytetar të Evropës, ne i takojmë Evropës dhe atje është e ardhmja jonë, të cilën do ta arrijmë me toren në zgjedhjet e 12 prillit”, ka deklaruar kryetari i VMRODPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Dy partitë LSDM dhe VMRO kanë nisur fushatën menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes partitë politike, që më 12 prill të vitit 2020 të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në të gjitha tubimet dominojnë temat e integrimit evropian dhe shkaqet e mosmarrjes së datës së bisedimeve për anëtarësim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONI PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE NË DURRËS/ Sako: Qytetarët meritojnë të lëvizin me dinjitet në rrugët tona
Previous article SUSO ME "VALIXHET" GATI/ Milani kërkon ish futbollisti e Barcelonës për ta zëvendësuar

k.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT