• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MIQËSIA MES DY VENDEVE/ Veliaj i dorëzon “Çelsin e Qytetit” presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski
Home
Politikë

MIQËSIA MES DY VENDEVE/ Veliaj i dorëzon “Çelsin e Qytetit” presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski

27 October, 2019 k.autor Politikë

Tirana është kthyer në shtëpinë e përbashkët të shumë qytetarëve nga Maqedonia e Veriut, të cilët kanë vendosur të jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin tonë. Por, edhe për vizitën e tij të parë zyrtare, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski zgjodhi pikërisht Tiranën, ku u prit në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dorëzoi presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovskit “Çelësin e Qytetit”, si një dëshmi e një dere të hapur dhe e një miqësie të gjatë mes dy vendeve. Veliaj tha se Tirana është shtëpia e shumë qytetarëve të Maqedonisë të cilët ndihen të barabartë.

“Jam shumë i lumtur që mirëpres në qytetin e Tiranës, në Bashki, në shtëpinë tonë të përbashkët mikun tonë, vëllain tonë, fqinjin tonë, Stevo Pendarovski, Presidentin e ri të Maqedonisë. Jam shumë i lumtur që ai ndan bindjen tonë se fqinjët e mirë janë bashkë në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira. Tirana është sot shtëpia edhe e shumë qytetarëve të Maqëdonisë, ndihen të barabartë, kanë një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar që jam edhe kryetar i tyre. Pata mundësinë që t’i jap “Çelësin e Qytetit” të Tiranës, si një dëshmi e një dere të hapur, edhe një miqësie që është e gjatë sa jeta dhe që do të vazhdojë sa jeta gjithashtu”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar bashkëpunimin edhe në nivel vendor, kryebashkiaku theksoi se fqinjësia e mirë është ajo që na lidh dhe që na bashkon për të shkuar së bashku drejt Bashkimit Evropian. Veliaj u shpreh se sa më shumë modernizohen qytetet, aq më të mëdha janë shanset e të dy vendeve që të integrohen.

“Mbaj mend se kemi pasur ditë të vështira kur në Shkup ka patur përmbytje, tërmet, por edhe në Tiranë kemi patur përmbytje, tërmet, dhe edhe në nivelin lokal kemi pasur një bashkëpunim me njëri-tjetrin. Është edhe muzikë për veshët e mi të dëgjoj që edhe në nivelin qendror, edhe në politikën më të lartë, me drejtuesit më të lartë të shteteve tona, ndajmë ide të përbashkëta, që fqinjësia e mirë është ajo që na lidh dhe që na bashkon, është shansi ynë që të shkojmë së bashku drejt Bashkimit Europian. Por, edhe biem dakord që duhet ta ndërtojmë Europën në Shqipëri, Maqedoni, dhe besoj se sa më shumë modernizohen qytetet tona, aq më të mëdha janë shanset që të integrohemi”, tha Veliaj.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për nderimin me “Çelësin e Qytetit”, ndërsa theksoi se respekti ndaj diversiteteve janë parakusht themelor për një progres në shekullin XXI.

“Unë jam President i një shteti multientik, edhe kryetari i qytetit të Shkupit është gjithashtu kryetar i një qyteti multietnik gjithashtu. Respekti ndaj diversiteteve prej të cilave është i formuar shteti dhe shoqëria jonë, janë parakusht themelor për një progres në shekullin XXI. Vërtet kam nderin dhe kënaqësinë që mora “Çelësin e qytetit”, sepse kurdo që të më sjellë rruga këndej nga ju, në Tiranë sidomos, do të kem vendin ku të fle një natë”, tha presidenti Pendarovski.

Veliaj dhe Pendarovski diskutuan edhe mbi rritjen e bashkëpunimit në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRPIQEM TË TREGOJ CILËSITË E MIA"/ Selahi flet për golin e parë: Çdo gjë që ndodh në jetën time vjen prej Zotit (FOTO)
Previous article "U MOR ZVARRË NGA AUTOBUSI DHE FURGONI"/ Ja kush është 25-vjeçari që mbeti i vdekur në Durrës (EMRI+FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT