• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BORXHI PUBLIK/ Ja si ka ndryshuar 20 vitet e fundit, qeveria Berisha hoqi ‘tavanin’ e 60 % të tij ndaj PBB-së
Home
Ekonomi

BORXHI PUBLIK/ Ja si ka ndryshuar 20 vitet e fundit, qeveria Berisha hoqi ‘tavanin’ e 60 % të tij ndaj PBB-së

27 October, 2019 k.autor Ekonomi

Borxhi publik i Shqipërisë aktualisht është shumë pak më i lartë se ai që ishte në vitin 2000. Kjo tingëllon absurde, po të mendohet se në vitin 2000 vendi kishte një total prej 319.6 miliardë lekësh borxhe, ndërkohë që aktualisht kjo shifër ka kaluar në më shumë se 1.1 trilion lekë, pra tri herë më shumë. Por treguesi më i besueshëm i borxhit është raporti i tij me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të një vendi, prej nga varet edhe aftësia paguese e detyrimeve. Kështu, në rast se në vitin 2000 PBB-ja ishte 523.1 miliardë lekë, tani ajo llogaritet në afro 1.8 trilion lekë.

Kështu, në fund të shtatorit 2019, sipas ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, raporti i borxhit publik me PBB-në është 62.23 për qind, ndërsa në fund të vitit 2000 ky raport ishte 61.11 për qind.

Raporti borxh/PBB

Po si ka ndryshuar në vite ky raport? Sipas statistikave kohore të Financave, në vitet 2000-2012 raporti borxh/PBB ka qenë rreth shifrës 60%. Duke ndjekur një këshillë të ndërkombëtarëve (FMN dhe BB), Kuvendi miratoi, me nismë të qeverisë Berisha, vendosjen me ligj të një tavani prej 60 për qindësh për këtë raport. Ekspertët e huaj kanë këshilluar gjithnjë se mbi këtë nivel, për një vend të vogël si Shqipëria, rriten shumë rreziqet që do të shkaktoheshin nga vështirësitë e pagesave të principalit dhe interesave. Por, po e njejta mazhorancë, e anuloi këtë masë, duke hequr tavanin dhe duke e lënë të lirë borxhin publik, për të mundësuar marrjen e kredive të kushtueshme nga banka private apo në tregjet e kapitaleve me Eurobond. Borxhi i rritur u pasqyrua së tepërmi kur në pushtet erdhi qeveria Rama, e cila, veç atyre kredive qindramilionëshe, do të përballej edhe me situatën e detyrimeve të prapambetura të shtetit ndaj privatëve, që arritën në rreth 600 milionë dollarë. Për këtë qëllim, u mor një kredi e butë nga FMN në masën 333 milionë euro, por raporti Borxh/PBB do të kërcente në mbi 70 për qind. Kështu, 2014-a shënoi 70.03%, për të kaluar në 72.24% – që ishte edhe rekordi absolute – në vitin 2016. Që prej atëhere, duke kufizuar shpenzimet dhe duke u përpjekur për të marrë sa më shumë të ardhura, qeveria ka mundur ta ulë shifrën, e cila, në fund të shtatorit të këtij viti, llogaritej në 62.23 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërkohë, një barrë që sa vjen e shtohet është pagesa e interesit të borxheve, për të cilët, gjatë nëntë muajve të këtij viti, janë paguar 25.4 miliardë lekë, ose 200 milionë euro.

Shifrat aktuale

Shifra totale e borxhit është tani gati 1 trilion e 110 miliardë lekë, ekuivalenti i më shumë se 9 miliardë eurove, duke u rritur nga 1 trilion e 107 miliardë lekë, që ishte në fund të vitit të kaluar. Por, duke qenë se edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur, ministria e llogarit në ulje raportin e kësaj shifre ndaj PBB-së.

Në përputhje me një angazhim të hershëm të qeverisë, borxhi publik ka ardhur në ulje që pas vitit 2015, kur, si pasojë e detyrimeve të mëdha të prapambetura, ai arriti në nivelin maksimal prej 72.67 përqindësh, që ishte edhe “rekordi” negativ në këtë fushë.  Ndërkohë, në vitin 2017 shifra arriti në 70% dhe vitin e kaluar ishte 67.16%

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GARË"/ Shpejtësia në autostradën Tiranë-Durrës, si i ndëshkoi policia shoferët (VIDEO)
Previous article NJË VIT MË PARË U ZUNË KEQ! Ja çfarë bëjnë tani Anxhelina dhe Beatrix për njëra-tjetrën (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT