• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Frrok Çupi: Monika Kryemadhi, “Zhan D’Ark e kohëve moderne. Edhe Donald Lu dridhet nga ajo
Home
Blog

Frrok Çupi: Monika Kryemadhi, “Zhan D’Ark e kohëve moderne. Edhe Donald Lu dridhet nga ajo

22 December, 2017 F.autor Blog

Frrok Çupi është eksituar nga gjestet e Monika Kryemadhit, të bëra në Kuvend dhe jashtë tij ditën e hënë.

Sipas tij, ajo është një Zhan D’Ark e kohëve moderne, e cila tremb edhe Donald Lu-në.

“E vini re zotin Lu, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara? Që atë ditë po vjen rrotull partive, pa mundur të kërcënojë më si më parë.

A mund ta kërcënojë Monikën? Ajo doli edhe jashtë kornizës së zotit Lu. Zoti lu tani nuk është më i zoti as të marrë zonjën Vllahutin dhe të shkojë në zyrën e Monikës.

As ka për ta bërë kurrë, sepse ndihet e sfiduar në gjini dhe në stil. Monika ka shansin e mirë që ka një kohë të gjatë në politikë, edhe pse nën hije.

Por gjatë kësaj kohe ka vëzhguar çfarë është kush; madje edhe të fuqishmit e BE dhe të ambasadave.

Ajo e di se tashmë BE është një krijesë artificiale që ushtron presion vetëm mbi njerëz të dobët.

Ajo e di edhe se si tërhiqen ata para njerëzve që nuk iu thonë: “Më fal o i huaj; më fal që bëj hije në vendin tim””, shkruan Frroku për Albania Free Press.

“Simbolizmi i Monikës u zhvillua bashkë me zhvillimin e femrave alias ‘Kardashian’ në politikë.

Janë zhvilluar dy palë zgjedhje ku rolin kryesor e kanë luajtur studiot e bukurisë dhe të stilit.

Kanë trashur të pasmet, kanë holluar këmbët, kanë sajuar veshje seksi, kanë bërë flokë si përbindësha…, pse?

Për të shkuar në arat me baltë te zgjedhësit.

Monika nuk mbeti shumë pas prej këtyre.

Por që të hënën u duk se ka hequr dorë nga ‘ngrefosja’ që në fakt është kualitet i burrave në politiken shqiptare.

Me një simbolizëm të kundërt i hodhi që në Parlament edhe çizmet e shtrenjta- sipas medias së gossipit…

Ka edhe një simbolizëm të vjetër Monika: emrin.

Shumë vajza që lindën në vitin 1968 morën emrin e papërdorur deri atëherë: Monika.

 Monika ishte emri i gruas së Samde Norodom Sihanuk- mbret i Kamboxhias.

Në vitin’68 çifti mbretëror vizitoi Shqipërinë. Monika Sihanuk ishte grua e bukur dhe e kuruar mirë, saqë prindërve që prisnin fëmijë u mbeti në mëndje.

Monika (jo Sihanuk) ka vendosur, me sa duket, ta hedhë poshtë pamjen e koketës dhe të dalë në revolucionin politik”, vijon më tej ai.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eksperti amerikan reagon për votën kundër: Shqipëria mund të kishte abstenuar në OKB
Previous article FOTO LAJM/ LSI e ka votuar nenin e ligjit për zgjedhjen e kryeprokuroti të përkohshëm, pse e kundërshton sot?

F.autor

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT