• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PIKËPYETJET/ Çfarë u fsheh me anulimin e vizitës misterioze të Bashës në SHBA
Home
Politikë

PIKËPYETJET/ Çfarë u fsheh me anulimin e vizitës misterioze të Bashës në SHBA

26 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Gati një javë më parë, ditën e dielë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha anulloi vizitën e tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një vizitë e paralajmëruar jo vetëm nga mediat pranë tij, por edhe nga zyra e tij e shtypit, e cila njoftoi ditën e shtunë, se të nesërmen Lulzim Basha do të nisej për një vizitë në SHBA, ku do të zhvillonte disa takime me kongresmenë dhe senator.

Basha do të nisej për SHBA të dielen, pasi ndodhej në Berlin dhe më pas kishte një axhendë tjetër në SHBA për disa takime, ku me shumë gjasa Basha pritej të shkonte të saqrojë edhe qëndrimet e tij në lidhje me hetimet e FBI, për financimet ruse mbi një million dollarë, për lobimet e PD-së në administratën e presidentit Trump.

Por, çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Pse u anullua kjo vizitë? Mediat raportuan se ishte Basha ai që e anulloi për shkak të refuzimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në BE dhe një situatë e tillë politike e detyronte atë në kryeqytet për të pasur një axhendë më të fortë politike dhe një lëvizje më të shpejtë. Por, ka kaluar gati një javë dhe gjithçka ka treguar se qëndrimi i Bashës në Tiranë ka qënë i kotë.

Ai ka bërë vetëm një dalje publike, ka ikur sërish jashtë, axhenda nuk ka qënë aspak e shpejtë dhe nuk ka pasur asnjë lëvizje të fortë nga ana e kreut të opozitës. Thjeshtë dhe vetëm një takim të radhës me OSBE-në, ku opozita ka bërë hapa pas në qëndrimet e saj.

Ajo që në fakt ka ndodhur me Lulzim Bashën ka disa pikëpyetje. Së pari, pyetjet lindin nga qëndrimet e mbajtura sepse vizita ishte zyrtare, në kuptimin e asaj që ishte thënë nga zyra e shtypit. Ishte njoftuar se do të kishte një axhendë zyrtare, por a mundet që Lulzim Basha, kryetari i një partie opozitare në një vend si Shqipëria të kancelojë axhenden e takimeve me senator dhe kongresmenë në SHBA?

Kjo pyetje të çon tek një pyetje tjetër. A mund të jetë kaq i zoti dhe të ketë shpenzuar kaq shumë para për axhenda të tilla dhe më pas t’i anullojë Lulzim Basha? Por, kjo nuk ka të bëjë aspak as me zotësinë dhe as më grupet lobiste që ai ka në SHBA. Duhet të ketë të bëjë me diçka tjetër që shkon përtej një kancelimi. Duhet të ketë dicka më madhore që ka penguar Lulzim Bashën të shkojë drejt SHBA-ve. Pra, nuk ka të bëjë me një kancelim nga dëshira e tij, apo nuk ka të bëjë aspak siç thamë më lart se BE refuzoi negociatat me Shqipërinë dhe Luli duhet të ishte në Tiranë për një axhendë të më të fortë politike.

Pyetjet që ngrihen janë disa. Së pari, e ka marrë vizën për në SHBA Lulzim Basha?

A mund të ketë pasur një refuzim nga Ambasada e SHBA në Tiranë për Lulin për të dhënë një vizë? Me rregullat e reja të administratës Trump, personat që marrin viza në pasaportat e tyre diplomatike, të cilën Basha e ka në dorë si kryetar i opozitës duhet të dorëzojë një ftesë zyrtare. Pra, me rregullat e reja, duhet patjetër që ftesa zyrtare t’i atashohet pasaportës, për të marrë më pas vizën. Nuk dihet nëse i është dhënë viza apo jo Lulzim Bashës, pasi nuk dihet nëse ka pasur një ftesë zyrtare apo gjithçka ka ardhur si pasojë e një lobimi.

Nga ana tjetër, që të shkojë me një vizë të zakonshme, pra që të shkojë jo me pasaportë diplomatike, por si një qytetar i thjeshtë, duhet të ketë një tjetër axhendë. Gjë të cilen, Lulzim Basha nuk e tha. Por, zyra e shtypit, nëpërmjet mediave pranë saj, tha se kishte një axhendë tjetër. Nga ana tjetër nuk ka publikisht asnjë qëndrim, por vetëm një heshtje varri nga selia e Republikës së re në lidhje me anullimin e vizitës së Lulzim Bashës.

A mos vallë ambasada e SHBA nuk i ka dhën vizë Lulit? Nga ana tjetër, CNA.al ka mësuar se kreu i PD-së po lufton që të gjejë një tjetër ftesë zyrtare, pasi herën e parë ajo ndoshta ka qënë e munguar.

Pritet që të lobojë fort që të marrë një ftesë të ofruar disa muaj më parë nga ish-kryeministri kanadez, për në SHBA pasi atje zhvillohet një takim zyrtar i partive të djathta, e cila është në datën 6 dhjetor.

Ndoshta për tetorin Basha nuk mori vizë. Nuk kishte një ftesë zyrtare. Nuk kishte një axhendë të qartë dhe ambasada me shumë gjasa mund, po e theksojmë edhe një herë mund ti ketë refuzuar vizën. Pasi që Luli të anullojë vizitën në SHBA dhe takimet me senatorë e kongresmenë për çështjen e negociatave të Shqipërisë është totalisht e pabesueshme.

Ashtu siç duket totalisht e pabesueshme edhe që Luli të ketë anulluar vizitën në SHBA për shkak të një tjetër axhende në Tiranë. Prandaj e gjithë kjo heshtje në PD dhe asnjë sqarim nga selia e Republikës së re tregon qartësisht se ka pasur një faktor madhor, refuzimi i vizës ose mos përmbushja e axhendës.

Tani të presim që Luli të japë përgjigjen apo gënjeshtren e radhës, në lidhje me faktin se pse “anulloi” vizitën e tij në SHBA.(CNA.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSKLUZIVE/ Ish mbrojtësi i Tiranës rrëfehet për "aventurën" e re në Maqedoni dhe synimet për të ardhmen (INTERVISTA)
Previous article PËRKTHIMI I LEGJISLACIONIT TË BE/ Dyshime mbi procedurën. MEPJ vepron që nga 2009 sipas...

k.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT