• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSIA KONTRIBUON NË USHTRINË SERBE/ Vuçiç: Sikur të kishim S-400, askush nuk do të guxonte të…
Home
Rajon

RUSIA KONTRIBUON NË USHTRINË SERBE/ Vuçiç: Sikur të kishim S-400, askush nuk do të guxonte të…

26 October, 2019 k.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, falënderoi Rusinë për dërgimim e raketave të sofistikuara në stërvitje të përbashkëta për mbrojtjen ajrore. Gjatë vizitës në një aeroport ushtarak pranë Beogradit, ai tha se është i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse tokë-ajër.

“U jemi mirënjohës miqve tanë rusë që kanë rritur në mënyrë dramatike kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Vuçiç.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se sistemet e saj raketore S-400 dhe Pantsir-S po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat serbe në Serbi.

Sistemi S-400 do të kthehet në Rusi pas gjashtë ditësh stërvitje, ndërsa Vuçiç tha se qeveria e tij e ka blerë sistemin Pantsir-S.

“Po flasim për sisteme fantastike. Sikur të kishim S-400, askush nuk do të guxonte të fluturonte mbi Serbi”, tha Vuçiç.

NATO-ja e ka bombarduar Serbinë në vitin 1999 për të ndalur dhunën në Kosovë. Serbia mban lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë, edhe pse thotë se synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Beogradi është zotuar se do të mbetet jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, në lidhje me luftën në Ukrainë.
Rusia ka kontribuar në ushtrinë e Serbisë me aeroplanë luftarakë, helikopterë sulmues dhe tanke. Në një tjetër zhvillim të premten, Serbia nënshkroi marrëveshje për tregti të lirë me Bashkimin Ekonomik Euro-aziatik, të udhëhequr nga Rusia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PENALLTIA MË E ÇUDITSHME QË KENI PARË/ Akordohet 11-metërsh pasi e kapi topin lojtari që ishte pas portave (VIDEO)
Previous article ANTI PROTESTË NDAJ EKSTREMISTËVE GREKË NË GJIROKASTËR/ Mos lejoni veprimet antishqiptare (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT