• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DRAMA E SHQIPTARËVE ME KAMIONË DREJT ANGLISË/ Si humbi jetën 25-vjeçarja që u nis të bashkohej me të fejuarin (EMRI+FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

DRAMA E SHQIPTARËVE ME KAMIONË DREJT ANGLISË/ Si humbi jetën 25-vjeçarja që u nis të bashkohej me të fejuarin (EMRI+FOTO)

25 October, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Britania ka një histori të vjetër me personat që përpiqen të futen në vend nëpërmjet kamionëve.

Po aq të vjetër e kanë historinë edhe shqiptarët e shumtë që janë përpjekur të futen në ishull ndër vite.

Ata kanë paguar deri në 15 mijë euro për t’u bashkuar me të afërmit ose thjesht për të kërkuar një jetë më të mirë në një prej vendeve më të zhvilluara të Europës.

Në vitin 2017, Fiks Fare zbuloi skemën se si trafikantët i kalonin shqiptarët nga Belgjika drejt Britanisë së Madhe, për 9 mijë deri në 15 mijë euro.

Denoncimi i Fiks Fare: Ja si trafikohen shqiptarët drejt Anglisë

Në vitin 2015, autoritetet franceze ndaluan një kamion që po ashtu ishte frigoriferik. Brenda kishin gjetur 22 shqiptarë nga Kosova dhe nga Shqipëria, mes tyre dhe një fëmijë.

Ata kishin ndenjur për tri orë brenda në frigorifer, para se të kapeshin nga policia. Autoritetet arrestuan shoferin e kamionit, një shtetas rumun, dhe bashkëshorten e tij, si organizatorë të trafikut.

Francë, kapen në një kamion frigoriferik 22 shqiptarë, tentonin Anglinë

Një nga rastet më dramatikë mund të jetë ai i Erinda Kaçorrit, vajzës që vdiq në mënyrë të tmerrshme pasi kamioni klandestin u përfshi nga flakët.

Tragjedia e 25-vjeçarjes që donte të shkonte te i fejuari, në Angli, ndodhi në vitin 2014. Bashkë me të humbi jetën dhe Rexhë Myrtezaj, një tjetër i ri shqiptar.

Policia franceze tha se gjithçka ishte shkaktuar nga një cigare e vetme. Edhe në atë rast, shoferi i kamionit, i cili u mor në pyetje për ngjarjen, tha se nuk e kishte ditur që në kamionin e tij kishte pasur klandestinë.

Rasti i vajzës bëri bujë edhe për faktin se ajo kishte aplikuar dy herë për vizë pasi kishte paguar shkollën në Angli, ku do të studionte, dhe të dyja herët ambasada ia kishte refuzuar vizën pa dhënë asnjë shpjegim./Marrë nga t.ch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIZNESET ME LLOGARI BANKARE/ Tatimet shtyjnë afatin deri më 28 tetor: Penalitete nëse nuk zbatohet ligji
Previous article PASURITË E TË DËNUARVE/ Hajdari: SPAK do të hetojë edhe vrasje të bujshme në politikë

k.autor

Postime të ngjashme

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit Aktualitet

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT