• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI I TJETËRSIMIT TË PRONAVE/ Mes personave të shpallur në kërkim edhe administratori i Shpresa-AL
Home
Breaking News

OPERACIONI I TJETËRSIMIT TË PRONAVE/ Mes personave të shpallur në kërkim edhe administratori i Shpresa-AL

25 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

18 ish-punonjës të Kadastrës në Durrës janë arrestuar ditën e sotme e ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë tjetërsuar 68 mijë m2 tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit duke ia kaluar 5 personave, 4 prej të cilëve të arrestuar dhe një në kërkim.

Gjashtë persona të tjerë janë me masë detyrim paraqitje sipas vendimit të gjykatës, kurse tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Në një deklaratë për mediat nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, u bë me dije se të gjithë personat janë përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të tokave. Bëhet fjalë për një tokë pranë Kepit të Rodonit, në fshatin Bizë dhe mbi këtë sipërfaqe nuk janë bërë ndërtime.

Nga hetimet që kanë zgjatur për rreth një vit, mësohet se këta punonjës, mes tyre drejtues, juristë, hartograf, topograf, specialist duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar këtë hapësirë nga tokë shtetërore pa frut në tokë are, ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Burime zyrtare bëjnë me dije se këta ish-punonjës, këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit. Gjithçka është zbuluar nga një kontroll që është kryer në vitin 2018, ku janë vërejtur paligjshmëri në regjistrimin e dokumenteve që shërbeu si pikënisje për të çelur hetimet. 

Report Tv ka mësuar se në pranga kanë rënë: Ardian Iljazaj, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësi që u shkarkua “live” nga kryeministri Edi Rama, pas denoncimit të një qytetari, i cili “hallit” të tij Iljazaj i ishte përgjigjur: Të ta zgjidhë Rama hallin meqë ke shkruar në Platformën e Bashkëqeverisjes!” . Gjithashtu, Ardi Kona, Bledar Zerba, Rovin Zeqja, Malvina Deçka, Enver Shima, Sulejman Ibrahimi, Lafit Mullai, Algert Rapi, Gjon Proja, Albert Doda, Lekë Ndoj, Ledi Bushi, Gjon Bushi, Anila Çunaj, Shaqir Aruçi, Dorian Gollaj. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”.

Drejtori i Policisë së Durrësit Lorenc Shehu bëri të ditur se për këtë rast janë sekuestruar shumë prova materiale, ka përgjime telefonike, filmime përgjime ambientale dhe vëzhgime, e ndërsa tha se ndaj të gjithë personave të arrestuar ka filluar hetim pasuror.

Ky institucion është vendosur në shënjestër të prokurorisë që po e heton prej disa muajsh. Më herët u arrestua, por më pas u lirua kreu i Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula me akuzën se ka tjetërsuar prona në Gjirin e Lalzit, megjithatë duhet theksuar se ky operacion nuk ka asnjë lidhje me operacionin e zhvilluar ditën e sotme pranë Kepit të Rodonit.

Hetimet në Kadastrën e Durrësit ishin paralajmëruar nga kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame. Në një proncim që ka pasur më herët,  Lame paralajmëroi se Vlora nuk është qyteti i vetëm, teksa përmendi Shkodrën, Sarandën, Lezhën, si dhe Elbasani.

Mes personave të shpallur në kërkim  është edhe administratori Lush Osmani, administratori i kompanisë Shpresa-Al. Ai është mes personave të shpallur në kërkim nga operacioni i koduar “Rodoni”, të cilët akuzohen se kanë tjetërsuar 68 mijë m2 tokë shtetërore në bregdetin e Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEATRI I RI DO BËHET/ Veliaj: Marrim një ndërtesë që vlen 30 mln euro
Previous article NUK KA MË DYSHIME! Zbulohet pasuesi i Memës te KF Tirana

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT