• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBAT PËR “DIVORCIN”/ BE-ja pajtohet për shtyrje të Brexit-it, ende nuk ka datë
Home
Nderkombetare

DEBAT PËR “DIVORCIN”/ BE-ja pajtohet për shtyrje të Brexit-it, ende nuk ka datë

25 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Ambasadorët e Bashkimit Evropian u pajtuan për shtyrje të Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga BE-ja, por nuk do të vendosin për datën e saktë deri javën e ardhshme.

1

Zëdhënësja e BE-së, Mina Andreeva, tha se puna për këtë çështje do të vazhdojë në ditët në vijim.

Bisedimet u zhvilluan pasi kancelari britanik, Sajid Javid, pranoi se afati i 31 tetorit për Brexit-in nuk mund të përmbushet.

Ligjvënësit britanikë pritet të shqyrtojnë të hënën thirrjen e kryeministrit të tyre, Boris Johnson, për zgjedhje të parakohshme.

Johnson tha se do të donte t’i mbante zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor, nëse BE-ja e shtyn Brexit-in deri më 31 janar.

Britania ka vendosur të largohet nga BE-ja në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Që atëherë vazhdojnë edhe negociatat për një marrëveshje mbi kushtet e divorcit.

Palët kanë arritur dy marrëveshje, por asnjëra nuk ka gjetur mbështetje të mjaftueshme në Parlamentin britanik.

Kundërshtimet kanë të bëjnë kryesisht me politikat që do të zbatohen në kufirin me Irlandën, pas Brexit-it

Britania është paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike nëse e lë BE-në pa marrëveshje. Kjo është shtyrja e tretë e afatit për Brexit. REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUND T'JU DUHEN KËTO KËSHILLA/ Ç'të bësh kur je e lidhur, por mendon akoma për ish-in
Previous article EKSKLUZIVE/ Moderatorja Alma Çelaj rrëfen projektin e saj të ri dhe televizionin ku pritet ta shohim këtë sezon (INTERVISTA)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT