• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Parlamenti i BE-së: Bisedimet për anëtarësimin do të…
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Parlamenti i BE-së: Bisedimet për anëtarësimin do të…

25 October, 2019 k.autor Politikë

Kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё BE-sё kanё dёshtuar, sepse i refuzuan bisedimet e anëtarёsimit Shqipёrisё dhe Maqedonisё sё Veriut, thotё Parlamenti i BE-sё.

Me njё shumicё votash- 412 kundrejt 136, deputetёt e Parlamentit tё BE-sё nё Strazburg votuan tё enjten pёr njё rezolutё, nё tё cilёn kёrkohet hapja e bisedimeve tё anëtarёsimit me Maqedoninё e Veriut dhe Shqipёrinё. Nuk ёshtё hera e parё, qё parlamenti angazhohet fort pёr Ballkanin Perёndimor. Por deri tani vendet anёtare tё BE-sё i kanё refuzuar kёrkesat e parlamentarёve. 28 kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive nuk mundёn tё bien dakord nё samitin para njё jave nё Bruksel, pёr tё tretёn herё brenda 16 muajve ata nuk dakordёsohen unanimisht pёr kёtё vendim. Komissioni i BE-sё vlerёson se Shqipёria dhe Maqedonia e Veriut i kanё kryer reformat dhe janё tё gatshme pёr bisedimet e anëtarёsimit.

“Gabim strategjik”

Nё rezolutё Parlamenti nё Strazburg bёn fjalё pёr njё „gabim strategjik”, qё BE-ja nuk ka vendosur pёr bisedimet. Ky qendrim e minon kredibilitetin e unionit, jep njё shembull tё keq pёr kandidatёt e tjerё si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, qё tani mund t’i lenё pas dore pёrpjekjet e tyre nё kёtё drejtim. Po ashtu rritet rreziku, qё shtete tё tjera me interesa tё forta nё Ballkan – si Rusia, Kina dhe Turqia – mund ta rrisin influencёn e tyre. Shumё deputetё akuzojnё Francёn, Holandёn dhe Danimarkёn, qё e kanё bllokuar procesin kryesisht pёr interesa tё politikёs sё brendshme.

Deputetja socialdemokrate nga Holanda, Kati Piri kritikoi presidentin francez Emmanuel  Macron, qё nuk tregon forcёn drejtuese njёsoj si kryeministat e vendeve kandidate. “Zoti Macron nuk ka tё njёjtin guxim politik. BE-ja kishte mundёsinё mё nё fund tё merrte pёrgjegjёsinё politike dhe tё tregonte pjekuri politike. Ne kemi dёshtuar turpshёm”, tha Kati Piri nё sallёn plenare.

Presidenti francez Macron kёrkoi reformimin e procesit tё anëtarёsimit me vendet e reja. Kjo mund tё zgjasё me vite. Kancelarja Angela Merkel argumenton si edhe tani eurodeputetёt, se reformimi i procesit dhe kriteret mund tё vazhdojnё edhe pёrgjatё procesit. Shumё ekspertё llogarisin, se bisedimet e anëtarёsimit mund tё zgjasin shumё vite.

Shansi tjetёr nё 2020

Deputeti ekologjist, Reinhard Bütikofer tha, se BE nuk duhet t’u a mbyllё portёn para hundёs vendeve tё Ballkanit. “Qeveria gjermane duhet tё angazhohet me impenjim pёr t’i vendosur bisedimet e negociatave nё agjendёn e samitit tё ardhshёm. Kushtet pёr pranimin janё pёrmbushur, tha Bütikofer. Deri tani kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё BE-sё mendojnё ta trajtojnё kёtё temё sёrish nё samitin nё Kroaci nё maj 2020. Kroacia ёshtё anёtare e BE-sё qё nga viti 2013 dhe nё gjashtёmujorin e ardhshёm do tё kryesojё presidencёn e radhёs sё BE-sё. Kroacia ёshtё pёr hapjen e bisedimeve me vendet e saj fqinj.

Ilhan Kyuchyuk, deputet i liberalёve, sugjeroi arritjen e reformimit tё procesit tё anëtarёsimit deri nё samitin e Kroacisё. „Nё rast tё kundёrt ne rrezikojmё ta humbasim ёndrrёn europiane nё rajon dhe ta shndёrrojmё Ballkanin Perёndimor nё njё zonё gri tё Europёs “, tha Ilhan Kyuchyuk. Kategorikisht kundёr anёtarёve tё rinj nё BE u shpreh deputeti populist i djathtё francez, Dominique Bilde. Ai pretendoi, se Shqipёria me popullsi myslimane ёshtё njё strehё e terroristёve islamistё. As Maqedonia e zhytur nё korrupsion dhe as Shqipёria nuk kanё vend nё BE.

Presidenti nё largim i Komisionit tё BE-sё, Jean-Claude Juncker, u shprehu qartё zhgёnjimin e tij ndaj qendrimit tё vendeve anёtare: “BE le pёrshtypjen, se nuk i pёrmbahet premtimit “. Nё parim vendimi ёshtё marrё nё BE qysh nё vitin 2003, qё tё gjitha vndet e Ballkanit tё anëtarёsohen nё BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FËMIJËT JANË NJËSOJ NË GJITHË BOTËN"/ Rrjeti tallet me Metën: Rrofsh që na e the, nuk e dinim!
Previous article "ERASMUS+"/ Ministrja Shahini: Hapja e universiteteve ndaj perspektivave dhe informacioneve të reja në auditorë dhe laboratorë të kërkimit shkencor

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin Politikë

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT