• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GABIM STRATEGJIK”/ Zbardhet rezoluta e PE për negociatat: Shqipëria dhe Maqedonia.V kanë plotësuar kushtet
Home
Politikë

“GABIM STRATEGJIK”/ Zbardhet rezoluta e PE për negociatat: Shqipëria dhe Maqedonia.V kanë plotësuar kushtet

24 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Zbardhet rezoluta e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimi Europian. Në Rezolutën e miratuar sot, Parlamenti Evropian pohon qartë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kërkesat për të hapur negociatat për anëtarësim.

Mes tjerash, eurodeputetët u kanë kërkuar me urgjencë vendeve të BE-së të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme.

Rezoluta e PE:
Në një rezolutë të miratuar të enjten, Parlamenti Evropian thekson se të dy vendet plotësojnë kërkesat për të filluar negociatat. Parlamenti shpreh zhgënjim të thellë ndaj dështimit për të rënë dakord në samitin e BE-së në 17-18 tetor, për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Eurodeputetët shprehin keqardhje për vendimin e Francës, Danimarkës dhe Hollandës për të bllokuar vendimarrjen dhe thonë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit dhe plotësojnë kriteret e BE-së për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

Duke vlerësuar përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur çështje të vështira dypalëshe me vendet e saj fqinje, eurodeputetët gjithashtu mirëpresin reformat e fundit të gjyqësorit në Shqipëri.

Një gabim strategjik

Mosmarrja e vendimit” nga drejtuesit e BE-së është një gabim strategjik, i cili dëmton besueshmërinë e BE-së dhe dërgon një mesazh negativ për vendet e tjera potenciale kandidate. Ajo mund të mundësojë gjithashtu që aktorët e tjerë të huaj – veprimtaria e të cilëve mund të mos jetë në përputhje me vlerat dhe interesat e BE-së – të angazhohen më tepër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një reformë e procesit të zgjerimit, e mbrojtur nga disa vende, nuk duhet të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat tashmë plotësojnë kërkesat për t’u vlerësuar në bazë të meritave të tyre dhe kritereve objektive, dhe jo të gjykohen nga agjendat politike të brendshme në vendet e tjera.

Koha për hapjen e negociatave është tani

Eurodeputetët u kërkojnë vendeve të BE-së të veprojnë me përgjegjësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim unanim pozitiv në mbledhjen e ardhshme. Parlamenti duhet të rrisë aktivitetet e tij të mbështetjes së demokracisë për të siguruar që parlamentet kombëtarë në Ballkanin Perëndimor të luajnë rolin e tyre si motorë për reformat demokratike

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL NË SKOCI/ Tifozët e Lazios pushtojnë Glasgow, simbole naziste në marshim (VIDEO)
Previous article BREXIT/ Kryeministri britanik Boris Johnson kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje më 12 dhjetor

F.autor

Postime të ngjashme

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura Aktualitet

SHPËRTHIMI NË ELBASAN/ Bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT