Lionel Messi shënoi në fitoren 2-1 të Barcelonës në përballjen kundër Slavia Pragues e vlefshme për Grupin F të Champions Leagues.
Pas ndeshjes, Ernesto Valverdes nuk ka kursyer elozhet për Lionel Messin.
“Ai është lojtari që mund të jetë vendimtar në çdo ndeshje. Çdo ditë e shohim atë dhe ai bëhet vetëm më i mirë”, u shpreh Valverde.
Kapiteni i Barcelonës, me golin e tij në minutën e tretë, bëhet lojtari i parë që arrin të shënojë në 15 sezone radhazi të Champions Leagues. Gjithashtu Messi barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos dhe Raulit, pasi që tashmë ka shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në kompeticionin më të rëndësishëm europian në rang klubesh.
Me këtë fitore, Barcelona grumbullon 7 shtatë pikë nga tri ndeshjet e para, ndërsa gara për t’u kualifikuar ende është e ngushtë mes katalonasve, Borussia Dortmundit dhe Interit.


