• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOBIMI/ Basha shpenzoi 40 mijjë dollarë, të buxhetit të PD kundër ambasadores së SHBA-së
Home
Politikë

LOBIMI/ Basha shpenzoi 40 mijjë dollarë, të buxhetit të PD kundër ambasadores së SHBA-së

24 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Shqiptarja.com dhe Report TV zbulojnë burimin e shumës prej 40 mijë USD, të përdorura nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër emërimit të Kathleen Ann Kavalec, e propozuar për pozicionin e ambasadores amerikane në Tiranë.

Në qershor të vitit 2018, Basha firmosi një kontratë lobimi me vlerë 40 mijë dollarë me kompaninë “Sonoran Policy Group”, për të bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec. Për të financuar këtë kontratë, Lulzim Basha ka shpenzuar 9 për qind të parave të buxhetit të Partisë Demokratike për vitin 2018. Totali i të ardhurave të Partisë Demokratike për vitin 2018 është 52 094 711 lekë, nga të cilat 50 080 408 nga buxheti i shteti i shtetit dhe 2 014 303 nga kuotat e anëtarësimit. Në raportin financiar që Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk specifikohej ndonjë shumë e caktuar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në raport jepet vetëm shuma 4 853 230 në zërin ‘shërbime konsulence’.

Për këtë arsye, Shqiptarja.com iu drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar informacion nëse kishte ‘depozituar Partia Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gjatë vitit 2018, dokumentacion për shpenzimin e shumës prej 40 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’. Pas disa muajsh rezistencë për të mos dhënë sqarime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më në fund, i urdhëruar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit, informon Shqiptarja.com se “Ekspertja Silvana Gjikdhima ka audituar fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga Partia Demokratike. Nga komunikimi me eksperten në lidhje me çështjen që ju pretendoni, ekspertja shprehet se kjo shumë është përfshirë në raportin e Partisë Demokratike në zërin ‘shpenzime konsulence”. Duke e marrë si të mirëqenë përgjigjen e KQZ-së, kreu i PD k shpenzuar 9 % të të ardhurave të partisë, për të lobuar kundër kandidates për ambasadore të SHBA-së në Shqipëri.

Si u zbuluar kontrata
Kompania “Sonoran Policy Group” ka deklaruar në 30 janar 2019 detajet e lobimit për interes të Partisë Demokratike pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Një vëmendje e veçantë e fushatës lobuese të kësaj kompanie për interes të Bashës është bërë për sa i përket të nominuarës për ambasadore në Shqipëri si dhe çështjeve që lidhen me sigurinë, narko-trafikun dhe terrorizmin. Sipas detajeve të siguruara nga Shqiptarja.com dhe Report TV, shefi ekzekutiv i kompanisë, Christian Bourge ka kryer 3 telefonata, 3 takime si dhe ka dërguar 6 e-maile në totale për llogari të PD-së me senatorët amerikanë.

Këto takime dhe biseda janë kryer me anëtarët e Senatit amerikanë për Politikën e Jashtme, të cilët po shqyrtonin dokumentacionin e kandidaturës Kathleen Kavalec për ambasadore në vendin tonë. Konkretisht, shefi ekzekutiv, Christian është takuar me senatorin Rob Portman, anëtar i Komitetit për Politikën e Jashtme në Senat, i cili rezulton të jetë i përfshirë direkt në procesin e shqyrtimit të kandidaturës së Kavalec. Por edhe pse Kavalec ishte e nominuara e Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe u përfol gjatë nga mediat amerikane si ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, emri i saj nuk kaloi dot Kongresin Amerikan duke mos u zgjedhur në këtë mënyrë si shefe e diplomacisë amerikane në vendin tonë./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “E BËRI BOTA E KRIMIT TË ORGANIZUAR?” Artan Hoxha nxjerr detaje: I dhanë eskortë dhe mjet të blinduar
Previous article SHTYRJA E NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË DHE MV/ Palmer: Jam i zhgënjyer nga BE-ja

k.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg Aktualitet

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT