Ende mbetet një mister vrasja e biznesmenit Remzi Hoxha, i cili u rrëmbye më 21 Tetor të vitit 1995, dhe prej vitesh nuk dihet më asgjë gjë për të.
Që prej momentit të rrëmbimit dhe deri më tani, familja nuk ka reshtur asnjëherë së kërkuari atë.
“Kemi dhënë mbi 1 milion dollarë për çdo pjesë të informacioneve. Xhaxhit tim Nexhmedinit i vjen një person edhe i thotë “Remziu ka vdekur eshtrat i kemi gjet dhe për 30 mijë dollar po sjellim eshtrat. Ok ia japim lekët, kur ia bëjmë AND-në na dalin që janë eshtrat e qenit”, rrëfen Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës, në “Top Story”.


