Nata e parë e Festivalit të këngës në RTSH prezantoi 11 këngët e para që janë përzgjedhur për finalen e edicionit të 56. Festivali u hap nga kantautori italian Riccardo Cocciante i cili këndoi disa nga hitet e tij më të njohura. Po sot kush është e ftuara speciale?
Këtë e ka zbuluar vetë e ftuara, Aurela Gaçe, fituese e Fest 49 e cila njofton me anë të një postimi në Instagram se do të rikthehet me këngën “E pafajshme”.
Në video këngëtarja shumë e dashur për publikun shfaqet gjatë provave për natën e sotme ku pritet të emocionojë publikun me baladën e ndjerë.
“Sot në Festivalin e madh e ftuar. E pafajshme jam. Kënga e preferuar e babait tim”, shkruan Aurela.