• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vota kundër në OKB/ SHBA merr vendimin e parë ndaj Shqipërisë
Home
Shqipëri

Vota kundër në OKB/ SHBA merr vendimin e parë ndaj Shqipërisë

22 December, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare nuk është e ftuar në festën e Nikki Haley. Në festën e ambasadores amerikane, në datën 3 janar, janë të ftuar vetëm ata diplomatë, që me votën kundër rezolutës, abstenimin apo mospjesëmarrjen në votim mbështetën Shtetet e Bashkuara.

Shqipëria votoi pro rezolutës, e cila ndër të tjera thotë:

“Rezoluta pohon se çdo veprim dhe aksion që synon ndryshime në statusin e qytetit të Shenjtë të Jeruzalemit nuk ka asnjë efekt ligjor, është i pavlefshëm dhe duhet të shfuqizohet në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit. Prandaj, kjo u kërkon shteteve të përmbahen nga vendosja e misioneve diplomatike në qytetin e Shenjtë të Jeruzalemit”.

Përpara votimit, ambasadorja amerikane bëri këtë deklaratë:

“Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, organizmi më i madh në botë. Do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të perdorim ndikimin tonë në dobi të tyre”, deklaroi ambasadorja Haley.

Rezoluta kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-të u votua me një shumicë dërrmuese prej 128 votash pro, 9 kundër dhe 35 abstenim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë preferoi të mos komentonte votën e Shqipërisë, por në deklaratë tha se vendimi i presidentit Trump afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, dhe se Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra ku ndodhen Parlamenti, Kryeministria dhe Gjykata e Lartë e Izraelit.

Sipas deklaratës së Ambasadës amerikane në Tiranë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë punën e tyre për paqen me shpresën se ky proces do të ofrojë rezultatin më të mirë, si për popullin izraelit, ashtu edhe për atë palestinez.

Por presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se nuk do të pranojë asnjë plan amerikan për paqen me Izraelin, pasi njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Udhëheqësi palestinez theksoi se Uashingtoni ishte treguar një negociator i pandershëm në procesin e paqes.

Tone pozitive vijnë ndërkohë nga Izraeli, me kryeministrin Benjamin Netanyahu që tha për CNN se shumë vende po konsideronin zhvendosjen e ambasadave të tyre në Jeruzalem, në vazhdën e vendimit të Donald Trumpit për ta bërë diçka të tillë./TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E papritur! Redon Makashi i rikthehet dashurisë së vjetër?
Previous article Dalin fotot/ Xheni, skena xhelozie Benardit në mes të festës pasi e kapi me velinën

k.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT