• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRANI KËRKON ZGJIDHJE DIPLOMATIKE/ Erdogan: Nëse kurdët nuk largohen forcat turke do të…
Home
Nderkombetare

IRANI KËRKON ZGJIDHJE DIPLOMATIKE/ Erdogan: Nëse kurdët nuk largohen forcat turke do të…

21 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Irani ka kundërshtuar krijimin e pikave të pozicionimit të ushtrisë turke në Siri, duke thënë se duhet të respektohen kufijtë në mes të të dyja shteteve.

Duke folur në një konferencë për media, të transmetuar nga televizioni shtetëror, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mosavi ka thënë se çështjet në mes të Sirisë dhe Turqisë duhet të zgjidhen “sipas rrugëve diplomatike”.

“Ne jemi kundër krijimit të pikave të pozicionimit të ushtrisë së Ankarasë në Siri. Integriteti i Sirisë duhet të respektohet”, ka thënë ai.

Javën e kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është pajtuar për të ndalur përkohësisht luftimet në Siri, duke lejuar forcat kurde që të largohen nga rajonet e sulmuara prej ushtrisë ture në verilindje të Sirisë.

Zyrtarët e milicisë së kurdëve sirianë kanë thënë se kanë gatishmëri për t’i tërhequr forcat e tyre nga zona kufitare në verilindje të Sirisë, duke vepruar në përputhje me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, i cili parasheh largimin e forcave dhe civilëve kurdë nga ky territor.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë më 20 tetor se Ankaraja nuk dëshiron “asnjë militant kurd” në territorin e planifikuar për krijim të “zonave të sigurta”.

Erdogan ka thënë se nëse kurdët nuk largohen nga kjo pjesë deri më 22 tetor, forcat turke “do ta vazhdojnë ofensivën aty ku e kanë lënë për t’i shkatërruar duart e terroristëve”.

Turqia ka thënë një kohë të gjatë se luftëtarët kurdë janë një zgjatim i Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar një fushatë brenda Turqisë prej vitit 1980, dhe të cilën Ankaraja, Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.

Ofensiva turke ka nisur pak kohë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë vendim për tërheqje të trupave amerikane nga verilindja e Sirisë, ndonëse ata kanë bashkëpunuar me forcat kurde kundër militantëve të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).

Kritikët e kanë cilësuar vendimin për tërheqje të trupave si “tradhti” ndaj kurdëve dhe kanë shprehur shqetësim se mijëra militantë të burgosur të IS-it mund të ikin gjatë luftimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH I KA FAJET PËR VENDIMIN E KE? Rama publikon deklaratën e Donald Tusk dhe të Bashës: Pa koment!
Previous article FITOI TRIPLETËN ME INTER/ Ish-mesfushori pranë stolit të skuadrës së Serisë A...

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT