• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MEÇE NUK ËSHTË I GJALLË MË”/ Djali i Remzi Hoxhës: Shteti s’e kapi, ish-punonjësi i SHIK-ut i implikuar në vrasjen e babait vdiq
Home
Breaking News

“MEÇE NUK ËSHTË I GJALLË MË”/ Djali i Remzi Hoxhës: Shteti s’e kapi, ish-punonjësi i SHIK-ut i implikuar në vrasjen e babait vdiq

21 October, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i zhdukur para 24 vitesh nga SHIK-u deklaroi sot se një nga dëshmitarët kryesorë, Budjon Meçe nuk është më gjallë. I zhgënjyer me qeverinë socialiste dhe kryeministrin Rama, pasi sipas tij nuk bënë asgjë për zbardhjen e vrasjes dhe gjetjen e Budjon Meçes, Artan Hoxha thotë se ka informacion se ish-punonjësi i SHIK-ut nuk është më gjallë.

“Mandati i dytë i qeverisë Rama dhe asnjë nga këta persona që ishin marrë me cështjen e babait tim nuk e kanë ngritur zërin. Kemi bërë tentativa për të takuar edhe kryeministrin Rama, vetë e kam takuar dy herë. Fillimisht na u tha se duhej kohë sa të forconte pozicionin e tij, më pas në 2015 e takova prapë dhe i ofrova edhe një zgjidhje si ta zgjidhte më lehtë duke e kapur Budjon Meçen, pasi gjendej në Shqipëri. Më orientoi te Saimir Tahiri, që ishte atëkohë ministër i Brendshëm. Ai më tha t’ia cojë të gjitha infot që të merrej me rastin. Kam përgatitur edhe korrespodencën me e-mail me Tahirin.

Budjon Mece ka qenë i implikuar. Përgjigja e Tahirit ishte se do ia kalonte policisë, por nuk është bërë asgjë. Tani kam informacion që Budjon Meçe nuk është i gjallë më. Kjo është shumë zhgënjyese, pasi kishim shpresa të mëdha se do të na ndihmonin për të gjetur eshtrat. Edhe kjo qeveri nuk ka qenë e interesuar për të zbardhur vrasjen” tha ai.

Ardian akuzon si vrasës të babait të tij Ilir Kumbaron dhe Budjon Meçen. “Zhdukja dhe vrasja e babait tim është bërë me urdhër të Sali Berishës, në bashkëpunim me njerëzit e tij më të afërt” shprehej pak kohë më parë për Report Tv, djali i biznesmenit.

Ish-punonjësi i SHIK-ut Budjon Meçe u dënua bashkë me Ilir Kumbaron por në momentin e fundit në gjyq mbërriti një “raport mjekësor” sipas të cilit Budjon Mece ishte “në gjendje koma në një spital privat” në Tiranë. Vendimi për të nuk u aktivizua, ndërkohë që Hoxha tha sot se nuk është më gjallë./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTYRJA E NEGOCIATAVE/ Mogherini: Gabim historik! Të ndryshohet sa më shpejt
Previous article NEGOCIATAT/ Ministri gjerman: Jam i zhgënjyer me vendimin! Bisedimet të fillojnë sa më shpejt

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT