Një 20 vjeçar është përplasur me makinë nga një shtetas italian për shkaqe xhelozie.
Ngjarja ka ndodhur, mbrëmjen e djeshme në Bolonja. Gjithçka nisi pasi shqiptari ka telefonuar ish-të dashurën e tij, tashmë kjo e fundit në një lidhje tjetër me italianin e moshës 30 vjeç dhe ky i fundit është bërë xheloz, duke i kërkuar kështu takim të riut shqiptar.
Shqiptari, i cili pësoi lëndime të lehta në gjunjë dhe krahë arriti të lajmëronte policinë, që bëri të mundur arrestimin e katanezit. Ndërsa dy agresorët e parë nuk janë identifikuar ende.


