• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOFERË TË DEHUR, PA PATENTË DHE… PA TARGA/ Policia e Korçës bën “raprezalje”, 5 në pranga
Home
Breaking News

SHOFERË TË DEHUR, PA PATENTË DHE… PA TARGA/ Policia e Korçës bën “raprezalje”, 5 në pranga

20 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

5 drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë. Policia e Korçës njofton se janë arrestuar 5 persona, një prej të cilëve B.K, 62 vjeç  ka aksidentuar teksa drejtonte një zetor pa targë, 51-vjeçarin me iniciale A.GJ.

Në pranga kanë rënë edhe 4 shoferë të tjerë për shkak se drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë. Ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i plotë i policisë

Sektori i Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, ka proceduar 6 drejtues mjetesh.

Pesë prej të cilëve të arrestuar në flagrancë, si edhe një tjetër i proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Konkretisht nga këto shërbime u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• B.K, 62 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip zetor pa targë, ka aksidentuar lehtë shtetasin A.Gj, 51 vjeç, banues në fshatin Klocë, Korçë.

• A.H, 34 vjeç, banues në fshatin Lumas, Pogradec, pasi në rrugën Pogradec- Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas u kap duke drejtuar, mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

• M.Ç, 23 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip motor të markës “Amadeus”, pa targë.

• Y.M, 56 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në rrugën Maliq- Drithas, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin traktor të markës “Taishan”, pa targë.

• Gj.P, 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në Bulevard “Fan Noli”, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip motor të markës “Dayang”, pa targë.

• Si edhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K.D, 65 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip motor të markës “Honda”, pa targë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SchoolME”/ Shkolla e parë digjitale në të gjitha bibliotekat e rikonstruktuara në Tiranë
Previous article "AMAN MË ÇO NDONJË LEK"/ 5 fëmijë nga Pogradeci, në Siri, gjyshja 70-vjeçare apel me lot në sy: Mi ktheni në shtëpi (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT