Historia e Alvinit, fëmijës shqiptar që ka mbetur i izoluar në një kamp sirian, ka rizgjuar përgjatë ditëve të fundit një fenomen mjaft shqetësues. Alvi nuk është i vetmi fëmijë që po vuan pasojat e veprimeve të prindërve. Gjatë vitit 2012-2014 brenda territorit sirianë janë futur 31 fëmijë shqiptarë bashkë me prindërit e tyre, ndërkohë që 20 të tjerë kanë lindur brenda territorit sirian.
Në 2014, në Siri u vra Shkëlzen Dumani, një shqiptar nga Peshkopia, ndërkohë që mbetën në kamp fëmijët e tij Eva dhe Endri Dumani, asokohe 8 dhe 9 vjeç. Dumani kishte disa muaj që ishte në Siri dhe luftonte me xhihadistët. Viktima ishte në kërkim nga krimet e rënda edhe për rekrutime të shqiptarëve për t’i çuar në Siri për të luftuar kundër qeverisë së Assad.


