Kur nuk na ndajnë edhe shumë ditë nga festat kombëtare, siç është 75-vjetori i Çlirimit, Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e këtyre ditëve festive dhe të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuq e zi.
“O sa mirë me qenë Shqiptar oe! 🇦🇱🇦🇱
Në prag të 75-Vjetorit të çlirimit, le të valëvisim në çdo ballkon FLAMURIN KUQEZI, në kujtim të dëshmorëve të cilët dhanë jetën për të ardhmen e SHQIPËRISË”, thuhet në nismën e Bashkisë.
Kryeqyteti ka hyrë në periudhën e festave kombëtare dhe do të fillojë shumë shpejt që të vishet edhe me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar. Festat e Çlirimit dhe Pavarësisë do të bëhen akoma më të bukura nëse secili prej nesh do të vendosë nga një flamur apo simbol kombëtar në dritaret dhe ballkonet e shtëpive.