• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HOQËN RUDINA HAJDARIN/ Flet Valteri: Ju them kush ka organizuar puçin ndaj opozitës në Parlament
Home
Politikë

HOQËN RUDINA HAJDARIN/ Flet Valteri: Ju them kush ka organizuar puçin ndaj opozitës në Parlament

16 October, 2019 F.autor Politikë

Deputeti i opozitës në Parlament, Halit Valteri, gjatë intervistës në emisionin “Top Talk” në Top Channel la të nënkuptohej për ekzistencën e një skenari manipulativ për largimin e Rudina Hajdari si kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat.

Valteri tha se për këtë skenar janë angazhuar forca politike jashtë Parlamentit dhe faktorë të tjerë që do t’i bëjë publikë gjatë seancës plenare të së enjtes në Parlament.

“Zonja Hajdari është kryetare e grupit parlamentar demokrat. Kanë ndodhur një sërë sulmesh dhe një stuhi në opozitën në Parlament. Grupe të caktuara jashtë Parlamentit, të cilat për të bllokuar reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi që janë dy hapat ekzistenciale tona, kanë tentuar të largojnë zonjën Hajdari dhe të marrin frenat e opozitës shqiptare”, tha deputeti Valteri.

Halit Valteri tregoi edhe se çfarë ndodhi në mbledhjen që tashmë është kthyer në “mollë sherri” brenda këtij grupi parlamentar.

“Është bërë një mbledhje grupi që nuk ka patur në rend dite shkarkimin e Hajdarit. Në atë grup kanë filluar të diskutohen çështje të ndryshme dhe rrjedhimit u vu në dyshim pozicioni i zonjës Hajdari. Disa deputetë pretendonin se Hajdari është e ngarkuar pasi mban pesë detyra. Hajdari kërkoi një javë kohë për të reflektuar”, tha ai.

Valteri akuzoi direkt Partinë Demokratike se qëndron pas puçit, siç ai e quajti, ndaj Grupit Parlamentar Demokrat. Madje, deputeti ngriti dyshime se një prej kolegëve të tij koordinohet me “faktorë të jashtëm”, për të dobësuar grupin parlamentar.

“Ky puç është organizuar nga Partia Demokratike sepse ndodhi fill pas 5 kërkesave që Partia Demokratike kishte për reformën zgjedhore dhe një nga këto kërkesat ishte anashkilimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Një nga tre deputetët ka patur qëndrime të ndryshme nga grupi dhe nga vendimet që kemi marrë më parë. Janë njerëz që përdoren nga PD dhe faktorë të jashtëm. Janë edhe njerëz që financohen nga njerëzit e drejtësisë, të cilët përdorin karriget e opozitës për t’u mbrojtur. Një nga deklaratat e zotit Korab Lita ishte pse kemi denoncuar në Prokurori koncesionet PPP”, tha Valteri.

Sipas Valterit, nëse Korab Lita nuk do të ishte nxituar, mund të ishte zgjedhur në krye të grupit parlamentar edhe më mbështetjen e deputetëve të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENT EMOCIONUES/ Messi merr "Këpucën e Artë" nga dy djemtë e tij (VIDEO)
Previous article TRAGJIKE/ Punonte në "Bypassin" e Fierit, 18-vjeçari shtypet PËR VDEKJE nga ruli që ngjeshte asfaltin

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT