• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLOGERT MUÇA: Hipokrizia e opozitës për pak mëshirë
Home
Blog

FLOGERT MUÇA: Hipokrizia e opozitës për pak mëshirë

22 December, 2017 Redaktor2 Blog

Ka një turravrap të kuptueshëm të opozitës shqiptare pas votës së Shqipërisë pro rezolutës në OKB, ku 128 shtete përfshirë BE-në votuan njëlloj dhe vetëm 9 shtete votuan kundër saj.

Por pavarësisht historisë së Jeruzalemit, ku vota e Shqipërisë është një pikë uji që as nuk ngre e as nuk ul peshë dhe që nuk ka asnjë ndikim në marrëdhëniet mes dy shtetesh, opozita shqiptare ka ndërmarrë një aksion të gjërë propagande duke shpërndarë mesazhin se kjo votë e shtetit tonë, është votë kundër SHBA.

Në fakt kjo ngjan sa ironike aq edhe qesharake. Teksa mendon se është pikërisht kjo opozitë (PD-LSI) e cila nuk ka lënë gjë pa thënë kundër SHBA që nga fillimi i reformës në drejtësi e deri më sot, të ngjan ironik fakti që sot “i qan hallin” SHBA-së. Nga ana tjetër, teksa lexon deklaratën e SHBA-së sot e cila nuk thotë asgjë për votën e Shqipërisë, madje thotë atë që thotë edhe ministria jonë e Jashtme se “do vazhdojmë të kontribuojmë për paqen” , ngjan qesharake e gjithë kjo fushatë përçarëse që do të mbjellë PD dhe LSI.

Mirëpo, përtej deklaratës se SHBA-së që është e qartë dhe që nuk e trajton votën e Shqipërisë si votë kundër saj, PD dhe LSI mesa duket po përpiqen të luajnë një tjetër lojë në betejën e tyre politike. Mesa duket PD dhe LSI e kanë kuptuar që reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, se vettingu nuk ka kthim pas dhe se tentativat për ta sabotuar atë nuk kanë asnjë vlerë.

Me këtë rast, të dorëzuar përballë një realiteti ku SHBA/BE nuk tërhiqen, PD dhe LSI po tentojnë që të kërkojnë njëfarë “mëshire” ndaj drejtësisë që po vjen. Të gjitha dosjet që flinin do të happen në vazhdim dhe do të hetohen ashtu siç duhet, të paktën këtë pretendon të bëjë reforma në drejtësi. E thënë këtë, PD dhe LSI që kanë qeverisur për 8 vjet, mes tyre 4 sëbashku, i tremben vetes së tyre dhe firmave pa karar që mund të kenë lëshuar në dëm të parave publike apo rryshfeteve e qokave gjatë qeverisjes. Mund të ketë dosje edhe më të rënda se kaq, por do të mjaftonte kaq, që të dyja këto parti të kalonin në një krizë të papërshkrueshme. Ndaj frika e tyre është e kuptueshme siç ishte e kuptueshme edhe këpuca e Kryemadhit. Mesa duket halle të mëdha i presin dy partitë opozitare që deri dje kishin në krye të organit të akuzës një kryeprokuror besnik që flinte mbi dosje.

Pikërisht për këtë arsye ata po dalin si partizanë të SHBA-së duke e mbrojtur medemek nga vota kundër e Shqipërisë, edhe pse vetë SHBA nuk e trajton si të tillë dhe në fakt nuk është aspak e tillë.

Ndërsa sa i përket lojës me opinionin publik ajo që po përpiqen të mbjellin si ide në kokën e qytetarëve është se “ne jemi të gjithë njëlloj kundër SHBA-ve, ja edhe Rama votoi kundër në OKB”. Një tentativë që sa herë e përsërisin, ju kujtojnë shqiptarëve reformën në drejtësi, sulmet ndaj SHBA e BE e frikën që ata kanë nga reforma.

Kështu, jo vetëm që nuk barazvlerësojnë dot votën e Shqipërisë në OKB kundër vendimit të Trump për Jeruzalemin me sulmet e tyre ndaj SHBA-ve, por vetëm sa mbajnë të gjallë në mendjen e njerëzve se sa frikë kanë ata nga drejtësia dhe natyrisht hipokrizinë e tyre për pak mëshirë./lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A ka furnizuar Shqipëria ISIS? Çfarë thotë raporti britanik për armët e përdorura
Previous article U mundua ta fsheh, por paparacët “kapin” unazën që i dhuroi sheiku arab (Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT