• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TI QËLLOJA PO S’KISHA PISTOLETË”/ Flamur Noka: Policët me dolën para si banditë
Home
Politikë

“DO TI QËLLOJA PO S’KISHA PISTOLETË”/ Flamur Noka: Policët me dolën para si banditë

15 October, 2019 F.autor Politikë

Në fushatën zgjedhore të 2016-s në Dibër nuk mungoi as dhuna fizike. Në 9 shtator, në fshatin Pilafe, u dhunua administratori i njësisë Tomin, Nuri Meda, përfaqësues i Partisë Socialiste. Demokratët e cilësuan rastin si “reagim të qytetarëve ndaj një pjesëtari të grupit që blinte vota”.

“Më kanë njoftuar, kryetari i PS të rrethit, thotë Nuri thotë kam të dhëna që në fshatin Pilafe, krahu i djathtë po shpërndan lekë”, tregon Nuri Meda, Administrator i Njësisë Tomin

Nuriu thotë se kishte njoftuar edhe grupin e gatshëm që kishte mbërritur në vendin në fjalë.

“Kam ardhur në këtë fshat dhe në këtë vend kam gjetur vetëm 2-3 vetë, pse ke ardhur më pyetën. Erdha si kryetar njësie, kryetar partie të shoh po ktu spaska asnjë problem, edhe mund të largohem, natën e mirë ju thashë”, tregon Nuri Meda, administrator i Njësisë Tomin

Meda, ishte një prej personave që Partia Demokratike kishte kallëzuar penalisht për blerje votash. Prezenca e policisë duket se ka acaruar personat me të cilët Nuriu komunikoi.

“Këtu mbrapa meje kan ardhur 50-60 vetë, njihja vetëm një nga Brezhdani, Dritan Selishta, një Agron Kuliçi, ca të tjerë. Dhe jut hash mos ndodh gjë. Dritani, më ka gjuajt dhe në këtë moment turma e njerëzve më kanë rrëzuar edhe ky më ka kafshuar gishtin, më ka ngelur sakat gishti”, tregon Nuri Meda, administrator i Njësisë Tomin

Policia shoqëroi disa persona për ngjarjen por askush nuk qëndroi prapa hekurave. Gjatë natës, duke gdhirë dita e zgjedhjeve, ndodh një tjetër incident. Ish-drejtori rajonal i Tatimeve Dionis Imeraj, aktualisht kryebashkiak i Dibrës, denoncon ish-deputetin Flamur Noka se e ka kërcënuar me armë.

“Flamur Noka nuk ka prekur armë me dorë që nga shkolla e mesme kur bënim zbor”, pohon Flamur Noka, zv – kryetar i LSI-së

Policia raportoi aso kohe se u vu në ndjekje të mjetit tip Audi Q7 me targa AA 007 JF, ku ndodhej deputeti me dy persona të tjerë, por ata nuk iu përgjigjën urdhrit për të ndaluar.

“Padiskutim kam qenë unë deputet, po nuk kishte asnjë të drejtë policia të më dalë si banditë rrugës natën me maska të më ndalojë, isha vetë unë, nuk kam pas armë se po të kisha armë mund ti kisha qëlluar. Mendova se ishin banditë që më kishin zënë pritë”, pohon Flamur Noka.

Pra, vetë ish deputeti Noka e pranon që nuk i është bindur urdhëri të policisë për të ndaluar makinën. Po atë natë, në Maqellarë ndodh një tjetër incident. Sërish, në qendër të akuzave do të vihej Flamur Noka.

“Më vijnë informacione se Arben Keshi me një sasi të amdhe parash ishte vendosur në një hotel zonës e po vinte për tu futur në Maqellarë, për ti shpërndarë dhe gjetëm një moment për ta ndaluar”, pohon Flamur Noka.

Nga gjithë rrëfimet, duket se demokratët kishin planifikuar të vepronin vetë, qoftë edhe me dhunë, pasi siç thonë ata makineria e shtetit ishte e përlyer e gjitha në shitblerjen e votës.

“Disa qytetarë shfrynë dufin te një bashkëpunëtor i tij që ishte edhe ai një nga sekserët pastaj unë u aforva dhe nuk e lejova të vazhdonte sherri”, pohon Flamur Noka.

“PD ishte ajo që thoshte qytetarët kanë arrestuar qytetarë që shpërndanin para, ku janë këta? Fizikisht të paktën t’ja dorëzonin prokurorisë që e kishin po të tyre”, tregon Damian Gjiknuri, ish – kordinator i PS-së në Dibër

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PELE, CR7 TEK MESSI/ 10 nga rekordet kryesore të futbollit, a do të thyen... ndonjëherë?
Previous article SI NË FILMA HORROR/ Skeda e të riut që tronditi sot Korçën, zbulohen detajet

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT