Një histori e pazakontë vjen nga Holanda, ku është zbuluar se një familje e përbërë nga 7 përsona, kishte pothuajse 9 vite që jetonte në bodrumin e shtëpisë, e izoluar totalisht nga bota e jashtme.
Familja jetonte në një fermë të vogël në qytetin e Meppel, me saktë në bodrumin e fermës, dhe përbëhej nga 6 fëmijë të moshës 16 e deri në 25 vjeç, si dhe nga babai i tyre.
Djali më i madh i fëmijëve, 25-vjeçari, kishte mundur të arratisej nga bodrumi i shtëpisë, dhe kishte shkuar në një bar pranë qytetit, ku kishte folur me pronarin e barit, dhe i kishte treguar atij historinë e tij.
Ferma ku u gjenden femijet.
Pronari i barit më pas kishte lajmëruar policinë, e cila kishte shkuar në fermën e përfolur.
Policia gjatë hyrjes në fermë, ka zbuluar një derë të vogël, e cila të çonte në bodrumin e shtëpisë.
Aty ajo ka gjetur babain e fëmijëve, të shtrirë në shtrat pasi kishte kaluar një atak në zemër disa kohë më parë.
Ata e kanë arrestuar babain me akuzën e mos kallzimit dhe mos ndihmesës për të zbardhur ngjarjen.
Fëmijët ishin mbyllur në bodrum nga babai, i cili mendonte se po i shpëtonte ata nga ardhja e fundit të botës.
Hetimet për zbardhjen e çështjes vazhdojnë.