• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MIZORI/ Para se ta vrisnin, politikanen kurde e goditën me gurë
Home
Nderkombetare

MIZORI/ Para se ta vrisnin, politikanen kurde e goditën me gurë

15 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një numër i madh njerëzish morën pjesë në funeralin e politikanes dhe aktivistes së njohur kurde të të drejtave të njeriut, Hevrin Khalaf.

Pavarësisht luftimeve, ishte e pamundur që ata të mos i jepnin lamtumirën e fundit 35-vjeçares. Vdekja e saj në një rrugë ndërmjet  Hasakah dhe Qamishli qe një provë mizore e destabilizimit të rajonit që tani është në prag kolapsi. Khalafin, një grua e fortë, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave civile, e përkushtuar për mbrojtjen e më të dobtëve, e njihnin të gjithë në Qamishli, Kobane dhe Raqqa.

Ajo kishte mësuar anglisht në një moshë shumë të re, ishte bërë inxhiniere dhe qe përkushtuar të ndihmonte gratë.

“Ishte gjithmonë e pranishme në takimet me delegacionet e huaja. Elegante dhe e matur, kishte  marrëdhënie të drejtpërdrejta me diplomatët amerikanë dhe evropianë “, thonë bashkëpunëtorët e saj.

Mediat sociale lokale zbuluan detaje të frikshme rreth vdekjes së politikanes. Sipas disave duket se ka qenë viktimë e një prite të planifikuar mirë. Hevrin ishte nisur të merrte pjesë në një takim në Hasakah me disa aktivistë nga partia e re, ku ishte sekretare e përgjithshme, “Partia Siriane e Ardhmërisë”.

Por mbi makinën e saj u qëllua me mitraloz. Shoferi dhe një nga bashkëpunëtorët u vranë menjëherë. 35-vjeçarja u tërhoq zvarrë e u përdhunua përpara se të vritej me gurë në mes të rrugës. Mendohet gjerësisht se autorët e krimit janë forcat paraushtarake pro-turke që veprojnë në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMIMI I QEVERISË KURTI NË KOSOVË/ LDK-ja do 7 ministri, LVV-ja ia ofron 5
Previous article U TERRORIZUAN GJATË GRABITJES/ Flet i moshuari: Na lidhën dhe tmerruan

k.autor

Postime të ngjashme

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë Botë

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse Botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT