• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËSHILLA PËR RUDINËN/ Kreshnik Spahiu: Mos kalo dy herë tek i njëjti shteg ku nxorrën në prit babain tënd
Home
Politikë

KËSHILLA PËR RUDINËN/ Kreshnik Spahiu: Mos kalo dy herë tek i njëjti shteg ku nxorrën në prit babain tënd

14 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Kreshnik Spahiu

Para 1 muaji Rudina Hajdari vizitoi zyrën private të Sali Berishës. Takimi nuk ishte publik dhe aspak transparent. Pa u zgjatur isha i bindur që nuk do zgjasnin disa javë që Rudina të binte në kurth, nga ato që vetëm Berisha di të inskenoj.

Pas 2017 jam takuar vetëm një herë me Rudina Hajdarin.

Ishte momenti kur nga Brukseli dhe Washingtoni ajo merrte mesazhet që mos digjte mandatin dhe krijonte një fraksion të ri opozitar.

Folëm shkurt mbi situatën dhe mundësitë e njerzve reformator që mund ta mbështesnin kauzën e saj.

U mundova të jem i prerë dhe ta kundërshtoja në projektin dhe idetë e saj duke e përmbledhur në një fjali:

“Ti Rudina duhet ndërtosh një strategji mbi dhe kundër të gjitha partove të vjetra dhe jo të bëhesh fraksion brenda PD”

U përpoqa ta bind që çdo tentativ apo fraksion brenda PD ka dështuar sepse ajo parti është biznes “shpk” e Sali Berishës dhe ky i fundit e ka hipotekuar. Ai do vdes duke e marr vulën e partisë me vete dhe Lulzim Bashën e ka vënë si figurant.

I rekomandova mos merrej me Lulzim Bashën sepse nuk është kryetar por të ndërtonte një grupim të ri me vajza dhe djem jashtë PD.

Rudina këmbngulte që duhet bënte një grupim me deputet demokrat dhe ky ishte jo vetëm vendimi fatal i saj por dhe gabimi i mungesës eksperiencës.

Rudina ishte ende e brishtë dhe kërkonte të krijonte grupin e saj me pshkaqen 30 vite në politik.

Rudina ende nuk e kish kuptuar që vendet bosh në parlament po plotësoheshin nga listat me deputet që i komandonte Berisha dhe Meta.

Ajo nuk donte ta besonte këtë të vërtet pavarësisht faktit që Partia Demikratike përjashtoi vetëm Rudinëm për mos djegie mandati dhe jo deputetët e tjerë që hyn në Kuvend.

Sot po shoh në rrjete sociale që kanë filluar proçedirat e shkarkimit të Rudinës dhe me kaq filmi mbaron.
Këtu mbyllet edhe seria e fundit e telenovelës ndërkombëtarve që me naivitetin e tyre ëndërruan që dy peshqit e mëdhenj Meta dhe Berisha mund peshkohen dhe mbyllen në rezervat duke krijuar opozitën e re të drejtuar nga Rudina.

Washingtoni dhe Brukseli nuk arritën ta kuptojnë që Rudina nuk mund të bëj një ushtri me “Hajdar” sepse ata kanë qën dhe janë kamikaz që shpërthejnë me telekomand nga dyshja Meta-Berisha!

Jo se ata kanë frikë Rudinën por kanë frikë nga reforma në drejtësi e cila pa votat e grupit Rudinës nuk mund të kalohet në parlament.

Washingtoni dhe Brukseli gabuan dhe krijuan iluzion që menduan se do i bējnë opozitë Edi Ramës me Rudinën dhe do asgjesojnë establishmentin e vjetër me grupimin e “Hajdarve”.

Tani për hir të miqësisë 30 vjeçare më duhet ti dërgoj një SMS vajzës së Azemit.

“E dashur Rudina,

Të pata paralajmëruar kujdes nga besë-prerët sepse tash vetēm emri të ka ngel pasi mbiemrin ta kanë vrarë bash në oborrin e PD.

Mos kalo dy herë tek i njëjti shteg ku nxorën në prit babain tënd”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E KISHIM MENDUAR KËSHTU/ Shef Renato sapo na tha arsyen se përse i thyen pjatat në ''Hell's Kitchen''
Previous article ZBARDHET AXHENDA/ Nesër mblidhen ministrat e BE-së, Shqipëria temë kryesore

F.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT