• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT PËR SHQIPËRINË/ Merkel merr përsipër të bindë Macron që…
Home
Nderkombetare

NEGOCIATAT PËR SHQIPËRINË/ Merkel merr përsipër të bindë Macron që…

11 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare, Politikë

Dy deputetët gjermanë, Christian Petry dhe Metin Hakverdin, të cilët vizituan të enjten Tiranën dhe u takuan dhe me kryeministrin Edi Rama, shprehen se kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë përsipër që të bindë presidentin francez Emanuel Macron që Franca të votojë pro çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillin Europian, që mblidhet në 18 tetor në Bruksel.

Deputeti i SDP gjermane, Christian Petry thotë: “Franca ka ndjekur një strategji tjetër nga ajo e vendit tonë. Ajo ka qenë e pikëpamjes se BE do të duhet të ndryshojë një herë brenda vetes, përpara se të mirëpresë anëtarë të rinj.

Gjithsesi do të përpiqemi t’i bindim kolegët francezë që ne e mendojmë ndryshe. Sepse mund të ndërmerret ky hap duke iu çelur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht vijojmë të monitorojmë ecurinë e reformave të tyre.

Ne do të bisedojmë me kolegët francezë ditët e ardhshme, ku vetë kancelarja Merkel do të ndërmarrë komunkime me presidentin Macron”.

Sipas socialdemokratëve, vendimi i Bundestagut, që vendosi disa kushte për Shqipërine, është një platformë e mirë për të bindur edhe skeptikët brenda unionit.

Petry, një ekspert i politikave të Europës Juglindore shtoi:

“Konstatojmë që Shqipëria ka bërë progres të dukshëm dhe kjo ka ndikuar që Bundestagu të marrë një vendim pozitiv.

Sigurisht kemi vendosur disa kushte, në kuadër të të cilave do të përpiqemi të bindim dhe partnerët tanë skeptikë brenda BE.

Ne jemi të vetëdijshëm që vendi juaj ka ende shumë për të bërë, por kjo do të ndodhë gjatë procesit të intergimit”.

Ndërsa deputeti Metin Hakverdin shprehet: “Kemi një situatë të ngjashme në të dy vendet, ndaj nuk duhet të kemi dy qasje të ndryshme, por një të vetme për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shpresoj që vendimi i Bundestagut të merret si sinjal pozitiv dhe nga partnerët europianë”.

Sa i takon situatës politike në vend, socialdemokratët që vizituan Tiranën thonë se sigurisht që ndikon në vendimarrjen e partive që janë pjesë e Bundestagut.

Por sipas tyre, kjo situatë zakonisht shikohet me syrin që partite simotra në vendin tonë vlerësojnë zhvillimet e brendshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO SAKRIFIKOJ QË JETOJ KËTU..."/ Monika Kryemadhi: Vilën në Gjirin e Lalzit e shkëmbeva me mamin. Iliri...
Previous article RAPORTI I VENECIAS/ Rama: Ja tre përfundimet thelbësore që konfirmojnë drejtësinë e qëndrimit tonë

k.autor

Postime të ngjashme

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë Politikë

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë

KUVENDI JEP DRITËN JESHILE/ Klodiana Spahiu zgjidhet ministre e Shëndetësisë me 79 vota Breaking News

KUVENDI JEP DRITËN JESHILE/ Klodiana Spahiu zgjidhet ministre e Shëndetësisë me 79 vota

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT