Durrsi është qyteti më antik i Shqipërisë, që prej lashtësisë ka pasur vizitorë të shumtë e të njohur. Gjatë sezonit të verës popullësia shtohet me ritme të shpejta. Të ardhurit me të shumtë janë nga qytetet e Shqipërisë, Kosova dhe nga shtetet e tjera.
Porti detar, i njohur që në antikitet është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë. Antikitetet e Durrsit janë një tjetër karakteristikë unike. Ndërsa deti shijohet gjithashtu mbasditeve ne Vollga, në flladin e lehtë.
Ndryshimi i stinëve sjell dhe tjetërsim imazhi të qytetit. Kur vera shtegëton, shndërrohet në një vend të qetë, njerëzit s’jane më në një numër aq të madh, restorantet më të frekuentuara mbeten ndërtesa pa gjallërine e vizitorëve.
Qyteti merr një tjetër hije, një hije të urtë e të valëzuar por sërish… fantastik!


