• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHQIPËRI-GJERMANI/ Balluku dhe ambasadori Zingraf firmosin dy marrëveshje të rëndësishme në sektorin e ujit
Home
Ekonomi

SHQIPËRI-GJERMANI/ Balluku dhe ambasadori Zingraf firmosin dy marrëveshje të rëndësishme në sektorin e ujit

11 October, 2019 F.autor Ekonomi

Qeveria Shqiptare dhe Qeveria Federale e Gjermanisë kanë nënshkruar mes tyre dy marrëveshje tepër të rëndësishme sa i takon sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, që priten të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve shqiptarë. Marrëveshjet u nënshkrua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Duke shprehur falenderimet për mbështetjen, që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë ndër vite, ministrja Balluku tha se dy marrëveshjet e firmosura sot vijnë në kuadër të zbatimit të reformës kombëtare në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. “Gjermania është një ndër partnerët më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë dhe partneri më i madh përsa i përket mbështetjes financiare në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Dy marrëveshjet, që firmosim sot vijnë në kuadër të zbatimit të reformës kombëtare në këtë sektor, me qëllim përmbushjen e kërkesave të legjislacionit europian për ujin. ‘Programi V për infrastrukturën komunale’, është në vijim të katër programeve të mëparshme dhe mbështetet në suksesin, që ato kanë pasur në përmirësimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë, në zonat ku është investuar”, u shpreh Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se qytetet kryesore të vendit, të cilat kanë përfituar nga programet e mëparshme, do të përfshihen përsëri edhe në këtë program të pestë, nëpërmjet të cilit do të kenë mundësi të përfundojnë rehabilitimin e plotë fizik të rrjetit të kanalizimeve të qyteteve si dhe rehabilitimin e sistemit të ujësjellësve në pjesët e zonave rurale. “Marrëveshja e dytë, që nënshkruajmë sot ka si objektiv parësor zbatimin e parimeve udhëzuese të reformës së sektorit të ujësjellës-kanalizimeve nga ana e aktorëve kombëtarë e bashkiakë, veçanërisht orientimin në mënyrë të koordinuar drejt performancës dhe përgjegjshmërisë.

Ky program është krejtësisht i orientuar drejt konsumatorit dhe performancës së shërbimeve të furnizimit me ujë, si fondi i garancisë për reformën e sektorit të ujësjellës kanalizimeve. Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve do të marrin mbështetje institucionale, për forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e reformës me qëllim përmbushjen e kritereve të programit”, nënvizoi Balluku. Nga ana e tij, ambasadori Zingraf tha se në fokus të mbështetjes së Qeverisë Federale Gjermane do të jenë 11 ndërmarrje të ujësjellësve, të cilat mbulojnë 80 përqind të popullsisë në Shqipëri duke përfshirë këtu edhe formimin dhe kualifikimin e ekspertëve në mënyrë që këta të fundit të mund të reagojnë më mirë ndaj kërkesave të sektorit. “Në fokus të projektit do të vazhdojë të mbetet mbështetja e 11 ndërmarrjeve më të mëdha të ujësjellësve, përmes të cilave mbërrihet në më shumë se 80 përqind të popullsisë së Shqipërisë. Në këtë mënyrë do të mbërrijmë, duke pasur efekte pozitive në jetën e shumë qytetarëve shqiptarë. Përmes masave të mirë orientuara në formimin dhe kualifikimin e ekspertëve synohet, që këta të fundit të mund të reagojnë më mirë ndaj kërkesave të sektorit.

Po kështu, me ngritjen e kapaciteteve synohet aftësimi i institucioneve për të menaxhuar në mënyrë të përshtatshme edhe investimet në kuadër të bashkëpunimit financiar”, u shpreh ambasadori Peter Zingraf. “Programi Infrastruktura Komunale V”, që përfshin bashkitë Shkodër, Lezhë, Kamëz, Elbasan, Fier, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë financohet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet KfW, Qeveria Zviceriane nëpërmjet SECO, Bashkimi Europian nëpërmjet WBIF dhe IPA 2018. Programi në vetvete do të implementohet në dy faza, faza përgatitore dhe faza e zbatimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË KAVAJË/ Flet nipi i viktimës: Xhaxhai im ka dy plumba. Të tre frekuentoheshin... (VIDEO)
Previous article ZBULONI ARSYEN/ Ja pse motra e madhe është thelbësore në formimin e personalitetit

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT