• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REKET”/ Prokuroria e Përgjithshme ngre akuzë ndaj ish- prokurores Speciale Janeva
Home
Rajon

“REKET”/ Prokuroria e Përgjithshme ngre akuzë ndaj ish- prokurores Speciale Janeva

11 October, 2019 k.autor Rajon

Prokuroria Themelore Publike për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion të enjten në Gjykatën Penale të Shkupit ka ngritur akuzë kundër Bojan Jovanovskit, të njohur si “Boki 13”, ish-prokurores Speciale Katica Janeva, dhe Zoran Milevskit – Kiçeec, lidhur me rastin “Reket”.

Nëpërmjet një njoftimi për media, Prokuroria Themelore Publike ka bërë të ditur se në akuzë thuhet se Bojan Jovanovski, i njohur si “Boki 13” ka shfrytëzuar marrëdhëniet miqësore me ish-prokuroren Speciale, Katica Janeva, e cila ka pranuar t’ia lehtësojë pozitën Orce Kamçevit në rastin Perandoria, të cilin e udhëhiqte PPS-ja, përkatësisht t’i mundësojë atij që të dalë nga paraburgimi.

Përderisa i dyshuari i tretë, Zoran Mileski Kiçeec, ka ndërmjetësuar takimet ndërmjet Katica Janevës, Bojan Jovanovskit, me bashkëshorten e biznesmenit Oce Kamçev, Ana Kamçevës dhe atij personalisht.

Prokuroria ka theksuar se dy personat akuzohen për veprën penale “Marrje e dhuratës për ndikim ilegal”, përderisa i akuzuari i parë ngarkohet edhe për “shpëlarje parash”. Personi i tretë akuzohet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”.

Në bazë të aktakuzës, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka kërkuar që të vazhdohet masa e paraburgimit për tashmë personat e akuzuar Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Zoran Milevski.

Ndërkohë, avokatja Ana Fërçkovska ka njoftuar se gjendja shëndetësore e klientes së saj, Katica Janeva, është përkeqësuar.

Gjykata Penale e Shkupit ka bërë të ditur se ndaj nënkryetares së Parlamentit, Frosina Remenski, e cila tashmë është e dyshuar në rastin “Reketi”, si masë do t’i merret pasaporta, për çdo javë do të duhet të paraqitet në Gjykatë dhe nuk do të ketë të drejtë të largohet nga Shkupi derisa të mos ndryshojë vendim gjykata.

Frosina Remenski, nënkryetare e partisë nga radhët e socialdemokratëve të kryeministrit Zoran Zaev, pas marrjes në pyetje nga gjykata, për mediat ka theksuar se ajo nuk ndihet fajtore rreth përfshirjes së saj rastin “Reket”, përkatësish ndërlidhjes së saj me organizatën joqeveritare Lidhja Ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit, ku ajo ishte kryetare nderi.

“Duhet të bëni dallim mes rastit ‘Reket’ dhe zgjerimit të hetimit për Lidhjen Ndërkombëtare. Kërkohen masa ndaj meje”, ka theksuar Remenski.

Ajo ka thënë se do të bashkëpunojë me Prokurorinë Themelore Publike për zbardhjen e plotë të rastit, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga funksionet derisa nuk dëshmohet fajësia e saj.

Por, opozita maqedonase ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Remenskit nga posti i deputetit që ajo të mos ketë mundësi të ndikojë në hetimin për rastin “Reket”.

VMRO DPMNE-ja përmes zëdhënësit të kësaj partie, Dimçe Arsovski, Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, e ka quajtur “qeveri zhvatëse”.

“Tani duket qartë se sa thellë në krim janë përfshirë edhe ish-nënkryetarët dhe funksionarët tjerë, për të cilët më herët ne theksuam se janë të ngulfatur në krim”, ka theksuar Arsovski.

Ndryshe, rasti “Reketi” ka nxitur tensione të shumta në skenën politike që ka çuar edhe në rrënimin e kredibilitetit të Prokurorisë Speciale, për faktin se drejtuesja e këtij organi të akuzës, Katica Janeva, është burgosur për shkak të përfshirjes së saj në këtë rast.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BLEDI TË NGRIHET NË DETYRË"/ Flet Marsida Qatja për mediat nga dritarja: Mua më di e gjithë Kavaja ça goce jam
Previous article TURQI-SHQIPËRI/ Statistikat japin shpresë për kuqezinjtë, zbulohet premio në rast fitoreje

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT