Dje qyteti i Kavajës u trondit nga një vrasje në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë ka tronditur qytetarët pasi gjatë këtij sherri humbi jetën një shtetas, ish- i dashuri i zonjës dhe u plagos një efektiv policie, i dashuri aktual.
I vrarë mbeti shtetasi Dritan Hoxholli dhe u plagos Bledar Toçi. Vendi ynë edhe pse i vogël, dashuria dhe pasioni është bërë shpeshherë shkak që të derdhet gjak dhe vajza të reja apo djem të rinj të përfundojnë tragjikisht të vrarë.
AlpeNews.al ka ka rikthyer dhe njëherë ngjarjet e krim pasionit që tronditën vendin tonë:
Çfarë ndodhi dje:
Tetor 2019-Përplasja e armatosur në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë ka tronditur qytetarët pasi gjatë këtij sherri humbi jetën një shtetas, ish- i dashuri i zonjës në fjalë dhe u plagos një efektiv policie, i dashuri aktual.
I vrarë mbeti shtetasi Dritan Hoxholli dhe u plagos Bledar Toçi. Nderkohe Marsida ishte e martuar dhe burri i saj vuan dneimin ne nje burg ne Gjermani.
Tetor 2012 – Shaban Norja 81-vjeç, i preu kokën Aishe Vatës 17-vjeç në Durrës. Pas një lidhje dy vjeçare mes agresorit dhe viktimës, kjo e fundit kishte mbetur shtatzënë.
Në momentin që Aishe Vata i tregoi 81-vjeçarit për shtatzëninë e saj, ky i fundit me anë të një sëpate i ka prerë kokën në oborrin e shtëpisë së tij.
Gusht 2016 – Sokrat Shani, 65 vjeç nga fshati Kryekuq i Divjakës vrau në një banesë në Golem, 27-vjeçaren Jonida Canaku, dhe disa ditë më pas vari veten në shtëpinë e tij në.
Krimi u zbulua nga disa letra që autori kishte shkruar përpara se të vdiste, ku pranonte autorësinë e krimit, dhe tregoi vendodhjen e trupit të viktimës. Sipas të dhënave nga policia 65-vjeçari dhe 27-vjeçarja kishin një lidhje intime prej shumë kohësh.
Shtator 2017 – Fadil Kasa qëlloi me armë ish-bashkëshorten e tij gjyqtaren Fildez Hafizi nënën e dy fëmijëve të tij, në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, menjëherë pasi kjo e fundit kishte dalë nga parukieria.
Janar 2018 – Aldison Belulaj qëllon me armë 21-vjeçaren Arjela Murataj pranë portës së “Fakultetit të Mjekësisë“ në Tiranë duke e lënë të vdekur dhe më pas qëlloi veten. Një lidhje e refuzuar nga viktima, e cila përfundoi në tragjedi.
Qershor 2018-Ishte ora 08:10 e mëngjesit të së premtes, kur Xhafer Mata i doli përpara Xhuljeta Çunit dhe i kërkoi që t’i riktheheshin lidhjes, pas ndarjes prej pak kohësh.
Pasi shkëmbyen disa fjalë në trotuar, 31-vjeçari nga Kukësi duket se ka hasur në refuzimin e 19-vjeçares nga Mati, e në këtë moment ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar në kokë.
Janar 2019-Shtetasi Arben Gjeçi mbeti i vrarë me sende të forta mbrëmjen e 24 janarit në fshatin Zall Bastar i Mesëm në Tiranë.
Viktima kishte një lidhje jashtë martesore me një grua gjithashtu të martuar, vetëm 20 vjeçe. Nën akuzë për ngjarjen u vune tre persona, shtetasi Esat Cani, motra e tij Elida Cani dhe dhëndri Dëfrim Kurti.
/AlpeNews.al









