• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA VIJON OPERACIONI USHTARAK NË SIRI/ Erdogan: Do eleminojmë terrorin…
Home
Nderkombetare

TURQIA VIJON OPERACIONI USHTARAK NË SIRI/ Erdogan: Do eleminojmë terrorin…

10 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria turke vazhdoi të enjten ditën e dytë të ofensivës kundër milicive kurde, që kontrollojnë territorin e Sirisë përgjatë kufirit me Turqinë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare për operacionin ushtarak në lindje të Lumit Eufrat, duke përsëritur se ofensiva ka për qëllim “të eliminojë terrorin” përgjatë kufijve të Turqisë.

Erdogan po ashtu tha se forcat e armatosura turke, deri më tash, “i kanë neutralizuar” gjithsej 109 “terroristë”, duke iu referuar milicive kurde. Më herët, forcat e armatosura turke thanë se kanë goditur 181 caqe me sulme ajrore, që nga fillimi i operacionit të mërkurën.

Forcat Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, raportuan për “përleshje të rënda” në fshatrat kufitare. Operacioni turk filloi pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga këto zona. Vendimi nxiti kritika dhe shqetësime sidomos për civilët sirianë.

Turqia, tashmë e sa muaj, ka kërcënuar se do të nisë operacionin ushtarak në kufirin e saj me Sirinë, duke thënë se dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” atje, ku edhe do të dërgonte miliona refugjatë sirianë. Turqia i konsideron milicitë kurde në Siri si pjesë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar për autonominë kurde brenda Turqisë për tri dekada me radhë.

Këto milici, megjithatë, e mohojnë çdo lidhje të drejtpërdrejtë organizative me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Milicitë kurde kanë qenë aleate të forcave amerikane në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL NË TUQI/ Bllokohen 1 mijë tifozë shqiptarë dhe u heqin flamurin
Previous article PANDELI BARDHI/ Ilir Meta si Sanço Panço i kohëve moderne

k.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT