Kryeminstri i ri i Kosovës ka njoftuar se së shpejti do të zhvillohet një takim kokë më kokë me kreun e LDK-së Isa Mustafën dhe kandidaten për kryeministre të kësaj partie, Vjosa Osmanin.
Mbledhja do të zhvillohet në hotelin Sirius në Prishtinë, ndërsa Osmani dhe Mustafa kanë mbërritur disa minuta më parë.
Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve të parakohshme ku Vetëvendosja doli si parti e parë. Ndërkohë ditën e djeshme Osmani pranoi ftesën e Albin Kurtit për të lidhur një koalicion.
Pas ftesës së hapur nga ana e Kurtit, Kandidatja e LDK i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Albin Kurtit për koalicion mes dy partive. Në një postim në Facebook ajo është shprehur se qeverinë e re duhet ta krijojnë dy partitë që deri dje ishin në opozitë dhe se ata do të kenë shumë sfida përpara që duhet ti përballojnë.