• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DY “NOBEL” NË LETËRSI/ Triumfojnë Olga Tokarczuk dhe Peter Handke
Home
Kulturë

DY “NOBEL” NË LETËRSI/ Triumfojnë Olga Tokarczuk dhe Peter Handke

10 October, 2019 Delo.autor Kulturë

Diskutimet e mëdha në botën e kulturës edhe të librave u kurorëzuan sot në Stockholm me dy fitues për çmimin “Nobel” në letërsi: një për 2019-ën dhe një për vitin që lamë pas.

Për vitin 2018 ky çmimi iu dha shkrimtares polake Olga Tokarczuk edhe për vitin 2019 shkrimtarit austriak Peter Handke.

Shkrimtarja polake u vlerësua me motivacionin “për rrëfimin imagjinar që përmes pasionit enciklopedik paraqet kapërcimin e barrierave si një mënyrë jetese”.

Ndërsa shkrimtari austriak u vlerësua me motivacionin “për punën e tij influencuese, ku me gjuhën e tij të pasur ka eksploruar periferinë edhe eksperienca të veçanta njerëzore”.

Olga Tokarczuk (1962) është shkrimtarja polake më e njohur. Për tre vjet rresht librat e saj kanë qenë më të votuarit edhe më të dashurit nga lexuesit. Ka fituar një sërë çmimesh letrare edhe romanet e saj janë të përkthyer në më shumë se 20 gjuhë.

Peter Handke  (1942) është një nga shkrimtarët më të njohur në botë. Ai është gjithashtu i njohur për tekstet e shkruara për kinemanë edhe teatrin. E nisi karrierën duke tronditur spektaklet e teatrit me “Fyerje në publik”. Karakteristikë e shkrimtarit është edhe që prej fëmijërisë përdor lapsin për të shkruar.

Në 2018-ën Nobeli për Letërsinë nuk u dorëzua për shkak të skandaleve seksuale që kishin përfshirë Akademinë suedeze, ngjarje që pasoi me braktisjen e pozicionit si “gjykatës”, të pjesës më të madhe të jurisë.

Mes të favorizuarve kanë kryesuar edhe gratë, si kandadezja Anne Carson, romancierja franceze Maryse Condé dhe shkrimtarja kineze Can Xue. Në listën e më të votuarve nuk ka munguar as autori i “Game of Thrones”, G.R.R. Martin, Margaret Atëood, Haruki Murakami, madje edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

Çmimi Nobel në Letërsi, është një vlerësim shumë i lakmuar edhe për vlerën ekonomike që mbart. Fituesi krahas medaljes së arit fiton edhe një cek me afro 900 mijë euro. Por edhe medalja ka një vlerë në vetvete. Biologu amerikan James Ëatson, fitues i çmimit në 1962 për shkak se zbuloi strukturën e Dna-s e shiti medaljen e tij për 4 milionë dollarë.

Çmimi Nobel për letërsinë për herë të parë i është dhënë shkrimtarit francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa i fundit në vitin në 2017-ën iu dha Kazuo Ishiguro-s. Pas viteve ’90 prozatori Ismail Kadare është nominuar disa herë, por fatkeqësisht ai ende nuk është laureuar me këtë cmim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO PUNOJMË PËR..."/ Albin Kurti takim "KOKË MË KOKË" me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin: Ky është fillimi i qeverisjes së re!
Previous article SAMITI I TRIESTES NË 2017-ën/ Merkel, Macron DHE gjashtë liderët e Ballkanit ranë dakord për "minishengenin ballkanik"

Delo.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT