• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zyrtarja europiane, Haradinajt: Mos u lodh, DEMARKACIONI është kusht për liberalizimin!
Home
Rajon

Zyrtarja europiane, Haradinajt: Mos u lodh, DEMARKACIONI është kusht për liberalizimin!

26 October, 2017 Redaktor2 Politikë, Rajon

Ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mbetet kusht që duhet plotësuar sa më parë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja pa viza në Zonën Shengen, ka deklaruar Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid. Këto komente, ajo i ka bërë në Prishtinë gjatë një konference për media e shoqëruar nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ajo, përveç Haradinajt, ka takuar edhe presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe përfaqësuesit politikë të opozitës, raporton rel.

Schmid ka u ka bërë thirrje përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës që sa më par t’i kryejnë detyrimet që kanë marrë përsipër, përfshi edhe reformat e nevojshme, në mënyrë që vendi të ecë drejt Bashkimit Evropian.

Kosova është Evropë dhe e ardhmja e Kosovës është me Bashkimin Evropian, ka deklaruar ajo.
“Mesazhi im i sotëm, si për përfaqësuesit në qeveri ashtu edhe ata në opozitë është që të shfrytëzoni momentin, mendoni në mënyrë strategjike dhe shfrytëzoni mundësitë që t’i bëni përparimet e duhura që të afroheni me BE-në sa më shpejt që është e mundur”,tha Schmid.

Ajo rikujtoi fjalët e komisionari Jean-Claude Juncker se dyert e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor janë të hapura kurdo që këto shtete t’i plotësojnë kushtet për anëtarësim.

Schmid, u ndal edhe te procesi i liberalizimit të vizave, si një prej çështjeve që vazhdon të mbetet e pazgjidhur në raportet e Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian. Ajo tha se Kosova, duhet t’i plotësojë kriteret, duke ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi.

“Ne gjithashtu e dimë se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Prandaj, është esenciale që autoritetet të përmbushin kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave dhe në veçanti në ecjen përpara me Marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, që është absolutisht çështje kryesore, dhe po ashtu lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të vazhdojë”, u shpreh Schmid.

Ndërkaq në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbinë, të lehtësuar nga BE-ja, ajo tha se të dyja vendet duhet të avancojnë për të mirën e stabilitetit në rajon.

“Dialogu po jep rezultatet e veta dhe ashtu siç e kemi parë këtë javë është zbatuar Marrëveshja për drejtësinë dhe ky ishte një hap i rëndësishëm përpara. Më lejoni që t’ju konfirmoj se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Fererica Mogherini është plotësisht e përkushtuar për fazën e re të dialogut”, tha Schmid.

Ajo tha gjithashtu se edhe implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian ka një rëndësi të madhe dhe, sipas saj, absolutisht është e nevojshme që të zbatohet.

Implementimi i kësaj marrëveshjeje ka të bëjë me ndryshimet pozitive për të ardhmen e Kosovës.
“Kjo marrëveshja ka të bëjë veç tjerash me standardin e jetës, përmirësimin e jetës, çka nënkupton më shumë investime dhe me shumë vende pune”, tha Schmid.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është e vendosur në zbatimin e detyrave që i janë caktuar.

“Dinamika e Kosovës me BE-në po intensifikohet. Mendoj se edhe takimi i sotëm me zonjën Schmid që është Sekretare e Përgjithshme vërteton edhe rëndësinë e kësaj dinamike, por është edhe një shtyrje për një punë më intensive me zbatimin e agjendës evropiane për Kosovën, që fokusohet në reforma të përgjithshme, forcimin e rendit dhe ligjit, pra që ka në fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit në vend, e njëkohësish reformën ekonomike që e kemi si detyrë të përbashkët të dakorduar”, tha Haradinaj.

Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, është takuar me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, por edhe përfaqësuesit e partive politike opozitare të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhaçka "dhëmbë për dhëmbë" Ramës së LSI: Flasim në Parlament
Previous article Ministrja e mbrojtjes foli për radarët/ LSI ka disa pyetje për Xhaçkën

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT