• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ILIR META NË PANIK NGA SHKARKIMI/ I cilëson të çmendur komisionerët e Venecias, në sulm ndaj reformës në drejtësi
Home
Politikë

ILIR META NË PANIK NGA SHKARKIMI/ I cilëson të çmendur komisionerët e Venecias, në sulm ndaj reformës në drejtësi

9 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Tek sa na ndajnë tri ditë nga vendimi final i Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta ka shtuar dozën e sulmeve ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ka shprehur hapur frikën nga shkarkimi. Në një bashkëbisedim me studentët, Meta nuk ka folur aspak në favor të Shqipërisë që është duke pritur një vendim për hapjen e negociatave, duke sulmuar reformën në drejtësi që është një prej kushteve që ka vendosur BE. Duke folur me këto tone Meta ka disfavorizuar vendin, pasi i ka lënë shkas vendeve anëtare të Bashkimit Europian të mendojnë se në Shqipëri ka ende kaos politik, ndërkohë që shumë vende anëtare të BE kanë dalë në mbrojtje të Shqipërisë. Ndërkohë që qeveria ka nisur lobimet për të kthyer pro hajes së negociatave edhe vendet dyshuese, Meta ka ndezur një dritë të kuqe ditën e djeshme me deklaratat e tij.

Frika nga shkarkimi

Tek sa komentoi opinionin e Komisionit të Venecias, presidenti Meta shprehu edhe njëherë se i trembet shkarkimit, duke sulmuar komisionerët e Venecias të cilët i cilësoi të çmendur. Meta sqaroi edhe njëherë se ishte i detyruar që të shtynte zgjedhjet për shumë arsye, e ndër të tjera tha se situata nuk ishte aspak normale, pasi kishte protesta e antiprotesta e mund të rrezikohej edhe gjak-derdhja. “e të thotë dikush se cilin nen ka shkelur presidenti. Unë nuk ndaloj as Komisionin e Venecias, as Kushtetuesen dhe as OKB-në që të çmendet, por të jeni të sigurt se jam i gatshëm kurdoherë që të kontrollohem në çdo raport mjekësor dhe çdo kontrolli tjetër nëse mendoni se përdor ndonjë doping apo tjetër gjë”, tha Meta. Ai hodhi dhe një sërë sulmesh sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit, ku vendosi theksin edhe tek Gjykata Kushtetuese. “Tjetër është si mund të ketë zgjedhje me një palë. Këto vetëm zgjedhje nuk ishin, por ishin dëm i jashtëzakonshëm për demokracinë dhe për funksionimin e shtetit ligjor. Ju e dini sa probleme ka pasur, çështjet e Dibrës, të Shijakut, etj. Zgjedhjet e njëanshme nuk kanë asnjë perspektivë. Zgjedhjet ishin antikushtetuese dhe të paligjshme për arsye se asnjë gjykatë në Shqipëri nuk e ka rrëzuar dekretin e presidentit. Së dyti Gjykata Kushtetuese mund të japë 100 vlerësime, por nuk mund të japë legjitimitet atij vendimi. Kushtetuesja mund të përcaktojë ose orientojë për të ardhmen ose si është bërë shkelja, por nuk ka vendime ekzekutive”, tha presidenti.

Meta sulmon reformën në drejtësi

Reforma në drejtësi është një nga kushtet që ka vendosur Bashkimi Europian që deri më tani ka qenë prioritet e qeverisë shqiptare. Ndërkohë dje Meta e ka sulmuar këtë reformë.

“Kjo është një temë shumë e rëndësishme por është bërë pak e lodhshme se ka shumë vite që është folur me shumë pasion dhe shohim që rezultatet s’janë ato që duhet të ishin. Nuk ka vendosur para një kontroll të fortë, unë s’kam qenë skeptik kam qenë kritik, sepse kjo është një reformë që u bë me konsensus dhe kur ka ardhur zbatimi u be në mënyrë të njëanshme, unë kam bërë përpjekje që kjo mos  të ndodh kështu sepse e di çfarë do të thotë ta politizosh, aq me tepër ta përdoresh për presion ndaj kundërshtareve. Rasti me shqetësues është zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, ky është term që nuk ekziston në kushtetutë, kuptohet që ky është një proçes që s’duhet të kishte ecur kështu”, ka deklaruar Meta. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEMA/ Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë në përballjen ndaj Turqisë (FOTO)
Previous article "ALBIN KURTI KRYEMINISTËR"/ Analistët amerikanë: Ja sfidat e vështira me të cilat do të ndeshet qeveria e re e Kosovës

k.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT