• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MANDELA I KOSOVËS”/ Kush është LIDERI që provoi PRANGAT, e që sot kërkon postin e KRYEMINISTRIT
Home
Ekskluzive

“MANDELA I KOSOVËS”/ Kush është LIDERI që provoi PRANGAT, e që sot kërkon postin e KRYEMINISTRIT

7 October, 2019 k.autor Breaking News, Ekskluzive, Rajon

Tashmë është e qartë se Lëvizja VetëVendosje është fituese e zgjedhje në Kosovë dhe si partia fituese do të marrë edhe postin e Kryeministrit.

Pë ta marrë këtë detyrë Albin Kurtit i duhen votat e partisë së dytë LDK-s dhe mbështetja e rivales së tij në fushatë Vjosa Osmani. Garda e vjetër  e Kosovës  PDK e cila ka qenë në qeveri për 12 vjet duket se do jetë opozita e Kosovës.

AlpeNews.al ju risjell jetën e liderit të ri të Kosovës Albin Kurti:

Emiri i tij ka krijuar jo pak zhurmë prej më shumë se 2 dekadash në Kosovë. Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Rezistencën e tij kundër Serbisë e nisi shumë shpejt. Në moshën 22 vjeçare Albin Kurti ndërmori aktin e parë kundër Milosheviçit, ku në gusht të vitit 1997 ai u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Me fillin e Luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi.

Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës ndërsa në momentin e dënimit Albin Kurti tha: “Jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj.”

Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001.

Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile

Në qershor 2005, Albin Kurti themeluan lëvizjen Vetëvendosje, të cilën e drejtoi për 10 vite me radhë, ndërsa në krye të saj u rikthye në janar të 2018. Tre mandate deputeti në Kuvendin e Kosovës, por dhe qëndrimet e tij i kanë kushtuar jo pak Albin Kurtit.

Në 2017 ai është vënë në pranga në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Në zgjedhje e 2019 Albin Kurti dhe partia e tij duket se do të marrin 31 deputetë do ta ruajnë rezultatin e votave të marra dy vite më parë. 

Jeta e liderit të VetëVendosjes i ngjason shumë Mandelës i cili edhe pse u burgos, nuk u dorëzua kurrë dhe ia arriti qëllimit.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ Meta: Kosova shembull! Rajoni vuan nga autoritarizmi
Previous article ANKTHI PËR ALDO TEQJEN QË U HODH NGA KATI I 6-të I PALLATIT/ Flet mjeku: Problem jetësor mbeten… (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime Aktualitet

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania Aktualitet

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT