• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 95% e votave, Vetëvendosja thellon avantazhin
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 95% e votave, Vetëvendosja thellon avantazhin

7 October, 2019 k.autor Breaking News, Rajon

Nderkohe qe Vetevendosje ka deklaruar fitoren dhe festa ka nisur qe mbreme, të dhënat nga KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 gjithsej.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,79%, 197,966 vota. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, apo 192,300 vota.

Partia Dermokratike e Kosovës renditet e treta me 21,15%, apo me 162,342 vota.Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,63%, apo me 89,287 vota. Kujtojmë që mbrëmë Lëvizja Vetëvendosje ka festuar fitoren e saj në sheshon ‘Skënderbeu’ Prishtinë.Lideri i saj Albin Kurti ka thënë se tashmë do t`i nis bisedimet me Lidhjen Demokratike për formimin e Qeverisë. “Do ta kemi qeverinë sa më parë”, tha Kurti.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani në një konferencë për media ka falënderuar qytetarët për zgjedhjet e qeta dhe të rregullta. Ajo tha se do të presin numërimin e votave të mërgatës dhe votave me kusht për të ditur fituesin e zgjedhjeve të sotme të parakohshme parlamentare.

“Sonte nuk mund të shpallet fituesi”, tha ajo në një konferencë për media. Ndërkohë po mbrëmë, Kadri Veseli e ka pranuar se Partia e tij do të mbetet në Opozitë, për herë të parë pas 12 vitesh në qeverisje.

“Së bashku me PDK kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje por nuk fituam.Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK do të kalojë në opozitë por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit”, tha ai në një konferencë për media. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit të sotëm zgjedhor, në të cilat koalicioni i përbërë nga partia e tij, AAK dhe PSD-ja, sipas rezultateve ende jo përfundimtare është radhitur e katërta, me rreth 11 për qind të votave.

Haradinaj ka përgëzuar qytetarët për nivelin e lartë të pjekurisë politike dhe demokratike, ndërsa ka falënderuar institucionet për organizimin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre.

Zhvillimet deri mbreme

Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja thellon avantazhin, Albin Kurti fton si Kryeministër LDK për Qeverinë e re

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur të publikojë, në faqen e saj zyrtare, rezultatet e zgjedhjeve që u zhvilluan sot ne Kosove, pas përfundimit te procesit te votimit.

Në numërimin e 85 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK-së, ndërsa pas tyre vjen PDK-ja, me mbi 6 mijë vota diferencë, ndërsa kreu i saj, Albin Kurti ka shpallur fitoren.

“Nesër ftoj LDK-në për të filluar bisedimet për qeverinë e re me mua Kryeministër”, u shpreh ai nder te tjera.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ftuar qytetarët që të dalin në sheshin e Prishtinës dhe të festojnë duke thënë se që nga nesër do t’i fillojë përpjekjet për themelimin e Qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SA MË E MBARË DITA E RE PËR KOSOVËN"/ Rama: Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit (FOTO)
Previous article ZGJEDHJET NË KOSOVË JEHONË NË MEDIAT BOTËRORE/ BBC: Partitë e opozitës shpallin fitoren

k.autor

Postime të ngjashme

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut Aktualitet

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT