• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË NË POSTRIBË/ Shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar nga “Fast-Food-i” pranë shkollës, 6 shtrohen në spital
Home
Breaking News

E RËNDË NË POSTRIBË/ Shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar nga “Fast-Food-i” pranë shkollës, 6 shtrohen në spital

5 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shkon në 50 numri i nxënësve të shkollës ” Adem Haxhia” në Postribë që janë paraqitur në spital me shenja intoksinimi dhe dyshimet janë se kemi të bëjmë me helmim masiv. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se 6 prej nxënësve janë shtruar në spital pasi sipas rrëfimit të prindërve, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar me dhimbje barku dhe të vjella. Prindërit hedhin akuza se fëmijët e tyre janë helmuar për shkak të ushqimit që kanë konsumuar gjatë pushimit të madh në një Fast-Food që ndodhet përpara shkollës.

Ndërsa Drejtoria i Shëndetit Publik ka dyshime se mund të ketë ndodhur edhe nga uji. Por prindërit janë përplasur në një debat me përfaqësuesen e ISHP-së në Shkodër jashtë ambienteve të shkollës teksa ajo deklaronte për mediat se janë marrë mostra uji për të parë më tej rezultatet. Një prind tha se asnjëherë më parë nuk ka pasur probleme me ujin në zonën e Postribës, dhe sa herë që janë bërë analizat, ka rezultuar i pastër.

Përfaqësuesja e DSHP-së: Kemi kontaktuar me drejtorinë e ujësjellësit dhe drejtoreshën e shkollës që në mënyrë absolute tani për tani uji të mos konsumohet deri në daljen e analizave. Sot janë marrë kampione të analizave fiziko-kimike bakteriologjike si nga drejtoria jonë ashtu edhe nga Inspektorati Shtetëror i Shkodrës. Presim analizat, vazhdojmë hetimin, komunikojmë edhe me ISHP-në në Tiranë deri në një konkluzion”
Prindi: Si ka mundësi që u helmuan për ujin? Uji ka 20 vjet këtu, mos ja lini ujit, se ky ujë është kontrolluar, ka dalë i pastër 20 herë që i është bërë kontrolli”.
Përfaqësuesja e DSHP Shkodër: Nuk varet prej meje, është Tirana që vendos.
Prindi: Analiza mos të bëhet në Shkodër.

Ditën e djeshme në urgjencën e Spitalit Rajonal mbërritën 26 nxënës nga shkolla e mesme e Bashkuar në Postribë, me simptoma të tilla si të vjella, temperaturë, marrje mendsh, por më pas situata është përkeqësuar dhe ky numër ka shkuar në 50, ku 6 prej tyre janë shtruar në spital për shkak se gjendja e tyre nuk ka pasur përmirësime.

“Në total janë paraqitur 26 raste nga ku 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste janë trajtuar në repartin e pediatrisë.  Aktualisht 7 persona po marrin akoma shërbim në spital, 5 persona tek reparti i infektivit dhe 2 në pediatri, pjesa tjetër kanë lënë spitalin”, njoftoi më herët spitali.

Për ngjarjen, policia njofton se janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga Drejtoria AKU, ndërsa deri në përfundim të veprimeve, Fast-Foodi është mbyllur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “E QUANIN BABA”/ Agron Llakaj bën për ‘ujë të ftohtë’ binjakët nga Vlora
Previous article “MË NDIHMONI, PO MË VDES DJALI"/ Burrë e grua përloten kur mësojnë lajmin e mirë nga Elvis Naçi (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT