Në intervistën e mbrëmshme në “Opinion”, Meta u shpreh se në Kushtetutën tonë termi “tejkalim” nuk ekziston… i vetmi që tejkaloi kompetencat ishte vetë Venecia.
“Në qoftë se Venecia vendos të çmendet, le të çmendet Venecia, unë nuk do çmenden të lë Shqipërinë në kaos. Venecia të më thotë nenin që kam shkelur unë”. Këto ishin fjalët e presidentit Meta ku bëri “fajtor” Venecian dhe hoqi përgjegjësinë nga aktet e tij. Për ta sqaruar më mirë se çfarë do të thotë “tejkalim i kushtetutës” dhe a e ka shkelur Meta kushtetutën AlpeNews.al pyeti avokatin e njohur Idajet Beqiri.
Avokati pohoi se Meta e ka shkelur kushtetutën me të dyja këmbët.
Çfarë do të thotë tejkalim i kushtetutës:
Avokat Beqiri: Në gjuhën juridike “tejkalim i kushtetutës” do të thotë kapërcim i saj, anashkalim i saj, mospërfillje e saj. Ky termë është i barazvlefshëm me termin “shkelje e kushtetutës”, “nëpërkëmbje e kushtetutës”…
Po presidenti Meta sipas opinion draftit te Venecias, a ka kryer shkelje te kushtetutes?
Avokat Beqiri: E ka shkelur me të dyja këmbët. Kjo evidentohet qartë në opinion draftë. Këto shkelje janë theksuar në draft qartë.
E para, u ka mohuar të drejtën për të votuar shqiptarëve sepse është e drejtë kushtetuese të votosh një herë në 4 vjet për organet e qeverisjes vendore.
E dyta, Kushtetuta thotë që kur cakton datën e zgjedhjeve, duhet të konsultohesh me partitë politike të pozitës dhe opozitës.
/AlpeNews.al


