• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TV KRYESORE NË VEND PARALAJMËROJNË AMA-n/ Detyroni operatorët “rebelë” të fikin sinjalet analoge, ndryshe do shkojmë në gjyq
Home
Aktualitet

TV KRYESORE NË VEND PARALAJMËROJNË AMA-n/ Detyroni operatorët “rebelë” të fikin sinjalet analoge, ndryshe do shkojmë në gjyq

4 October, 2019 k.autor Aktualitet

Televizionet kryesore në vend Report Tv, News 24, Top Channel, Vizion Plus, Ora HD dhe Ora News i janë drejtuar ditën e sotme Autoritetit të Mediave Audiovizive me një ankesë urgjente lidhur me nisjen e transmetimeve dixhitale dhe fikjen e sinjalit analog.

Në letrën e tyre drejtuar AMA-s thuhet se pas vendimit të datës 30 shtator të këtij institucioni kanë vendosur të fikin sinjalet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, por kjo gjë nuk është zbatuar nga operatorë të tjerë në treg si Klan, Klan PLUS, ABC News dhe Shijak TV të cilët vijojnë transmetimet analoge në këto qarqe.

Ata paralajmërojnë se nëse nuk zbatohet ky vendim do të dërgojnë çështjen në gjyq.

Letra e plotë 

E nderuar Autoriteti i Mediave Audiovizive (sa vijon edhe vetëm “AMA”), ju drejtohemi me këtë ankesë që ka karakter urgjent, për sa më poshtë vijon.

Në mbështetje të Ligjit nr. 97/2013 “Per Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, (i ndryshuar) dhe vendimeve te miratuara nga institucioni juaj për mbylljen e transmetimeve analoge dhe kalimin në transmetim digjital po ju parashtrojmë ankesën për sa më poshtë vijon:

Sipas Vendimit të miratuar së fundmi nga ana e Institucionit tuaj me nr. 119, datë 30.09.2019 për “Mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, në datën 01 tetor 2019’’ (publikuar në faqen ëeb të AMA-s, dhe që i bashkëlidhur kësaj ankese), nga ana jonë si OSHMA është proceduar me mbylljen e transmetimit analog dhe fillimin e tranmetimit digjital në respekt të këtij vendimi dhe Ligjit ”Per Mediat Audiovizive në Republikën ë Shqipërisë”.

Konstatohet me shqetësim, ashtu edhe si ju jeni në dijeni nga mbikqyrja e OSHMA – ve në treg, se operatorë te tjere si Klan, Klan Plus, ABC Neës, Shjiak Tv etj. nuk e kanë respektuar këtë vendim dhe vazhdojnë të transmetojnë pervec ne digjitale edhe në sinjal analog në qarqet Tiranë dhe Durrës. Ky transmetim po bëhet në kundërshtim me vendimin tuaj dhe, për më tepër, ka krijuar pabarazi dhe deformim të konkurencës në treg.

Sjellim në vëmendjen tuaj që shkelje të tilla sanksionohen nga nenet 18, 19, 78, 88, 132, 133 të Ligjit nr. 97/2013 ”Per Mediat Audiovizive në Republikën ë Shqipërisë” dhe, sipas të drejtave dhe rëndësisë së zgjatjes së kësaj situate, mund të jenë objekt i mosmarrëveshjeve që do të lindin dhe shqyrtohen nga organet gjyqësore kompetente për shpërblimet e dëmeve të shkaktuara.

Nisur nga sa më lart kërkojmë nga strukturat e AMA-s që të ndërmarrin masat e duhura operacionale dhe ligjore, për të detyruar këta operatore të zbatojne ligjin dhe të mos prishin ekuilibrat e tregut kaq sensibël si ai i mediave, duke mos u bërë palë me shkaktuesit e shkeljeve më sipër cituar.

Në pritje të reagimit tuaj urojmë në zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate.

News 24

Report Tv

Top Channel

Vizion +

Ora HD

Ora News

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘ËSHTË I VDEKUR, ËSHTË I VDEKUR"/ Antonio Conte "shpërthen" ndaj gjyqtarit!
Previous article TRADHËTOI BURRIN ME ISH-DEPUTETIN? Flet për herë të parë Rudina Dembacaj: Jam shumë e…

k.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT