• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HETIMET PËR SHKARKIMIN E TRUMP/ Pritet dëshmia e Kurt Volker
Home
Nderkombetare

HETIMET PËR SHKARKIMIN E TRUMP/ Pritet dëshmia e Kurt Volker

3 October, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Anëtarët e stafit të tre komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve që po udhëheqin procedurat për shkarkimin e Presidentit Trump pritet të mbajnë sot (të enjten) një takim me dyer të mbyllura me zotin Kurt Volker, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë si i dërguar i SHBA-së në Ukrainë.

Pyetjet ka të ngjarë të përqendrohen tek telefonata e muajit korrik mes Presidentit Trump dhe homologut ukrahinas Zelenskiy, veprimet e zotit Volker pas telefonatës si dhe aktivitetet e avokatit personal të zotit Trump Rudy Giuliani në lidhje me pretendimet se zoti Trump i ka bërë presion zotit Zelenskiy për të hetuar ish-nënpresidentin Joe Biden.

Pretendimet u ngritën në një ankesë të një informatori e cila u bë publike javën e kaluar. Në ankesë thuhej se sipas disa zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë zoti Trump i kishte bërë presion zotit Zelenskiy që të “takohet ose të bisedojë me dy persona që ai i kishte përmendur në mënyrë të qartë si të dërguarit e tij personal për këto çështje”, zotin Giuliani dhe Prokurorin e Përgjithshëm William Barr.

Zoti Volker dha dorëheqjen një ditë pas publikimit të ankesës. Ai ndihmoi në organizimin e takimeve mes zotit Giuliani me zotin Zelenskiy. Sipas Departamentit të Shtetit, në përgjigje të një kërkese të një këshilltari të zotit Zelenskiy, zoti Volker e kishte vënë atë në kontakt me zotin Giuliani.

Ankesa e informatorit nxiti demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve që të nisin zyrtarisht hetimin për shkarkim të presidentit. Informatori thotë se një ditë pas telefonatës Trump-Zelenskiy, zoti Volker dhe ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondland u takuan me presidentin ukrainas e personalite të tjera politike.

Duke iu referuar zyrtarëve amerikanë informatori tha se gjatë këtyre takimeve “ambasadorët Volker dhe Sondland i dhanë këshilla udhëheqësve ukrainas se si t’u “qasen” kërkesave që Presidenti i kishte bërë zotit Zelenskiy.

Të mërkurën vonë në mbrëmje, republikani më e lartë i komisionit të Punëve të Jashtme ligjvënësi Michael McCaul tha se u alarmua kur mësoi se marrja në pyetje e zotit Volker do të udhëhiqej nga stafi i komisionit të Zbulimit. Ai foli me shqetësim edhe rreth faktit se gjatë kësaj seance demokratëve të komisionit të Punëve të Jashtme do t’u lejohej të kishin të pranishëm dy anëtarë të stafit të tyre ndërsa republikanëve vetëm një.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË FIER/ Përplasen dy kamionë, probleme me qarkullimin (VIDEO)
Previous article LETRA/ Drejtuesit e BE-vendeve anëtare: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT