Pep Guardiola e ka përpiluar një listë të ngushtë me lojtarët që i do në Manchester City, sipas Daily Star.
Sipas të përditshmes britanike, trajneri spanjoll është i gatshëm të presë deri në verë për ta blerë Alexis Sanchezin nga Arsenali.
Ndërkohë, planet i ka bërë edhe për blerjen e mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets, dhe mbrojtësit Virgil van Dijk nga Southamptoni duke i shpenzuar 180 milionë euro.