Një ngjarje e rëndë ka ndodhur diten e djeshme në fshatin Xibër në Klos teksa kanë mbetur të vrarë tre persona ku vëllai ka qelluar për vdekje vëllanë e nipin dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Konfliktet mes dy fmiljeve Dakuci kanë nisur prej shumë vitesh. Shkak duket se është bërë marrëdhënia e tensionuar e nuses së Kujtim Dakucit, me familjen e kunatit.
Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që “molla e sherrit” duket të jete nusja e shtëpisë. Në ngjarjet në vend regjistrohen disa të renda që jo vetëm kanë shkatërruar familjet por edhe kanë perfunduar në tragjedi për motive banale si ajo e bërjes së kafes apo edhe për një fjalë goje.
AlpeNews.al sjell në rikujtesë disa prej këtyre rasteve.
Dyshimet se ngjarja ndodhi si pasojë e sherrit për nusen e shtëpisë
I marrë në pyetje nga prokurori, Sali Dakuci ka dhënë një tjetër version lidhur me ngjarjen duke thënë se kunata e tij i kishte goditur bashkëshorten.
“Jam në dijeni se më ka akuzuar se e kam rrahur. E vërteta është se unë nuk e kam rrahur, por duke qenë se jemi fshatarë dhe jemi afër me shtëpi, bëjmë fjalë. E dëmtuara ka goditur gruan time në vitin 2010, ka marrë raporte dhe gruaja ime e ka falur. Ka probleme mes nesh, por jo sa për të ardhur në Gjykatë. Me të dëmtuarën nuk jemi zënë për gjela, ajo ka mbajtur qëndrim agresiv ndaj nesh që kur ka ardhur dhe mendoj se akuzën e ka ngritur për këto qëllime”, ka thënë Sali Dakuci.
Ndërsa vjehrri, Liman Dakuci, e cilëson nusen e djalit të vogël si shkaktare të të gjithë meselesë në familjen e dy djemve të tij.
“Unë e dëgjova se më ka akuzuar se e kam rrahur, por unë nuk e kam bërë këtë. Unë jam 80 vjeç dhe nuk është e vërtetë se e kam rrahur. Ka bërë fjalë me Saliun për pulat siç tha. Nuk është rrahur. Djali im me Minushen janë në shtëpinë e tyre. Ajo është e lindur për të bërë ngatërresa me ne. E dëmtuara e ka në gjak rrahjen, pasi që kur ka ardhur nuse ka bërë katër rrahje.
Një herë ka rrahur një nuse të një komshiu, Mynyre Dakucin, e cila është gruaja e Asllan Dakucit. Një herë më ka rënë mua dhe nuses time. Më vonë i ka rënë dhe nuses së Saliut dhe ka marrë nëntë ditë raport. Ajo e fali kur bënë gjyq. Pastaj ka bërë kallëzim për ne. Sa ka ardhur nuse te ne, unë i kam rënë vetëm me një shpullë para dhjetë vitesh, se i kishte rënë vajzës së saj”, ka deklaruar Liman Dakuci për ngjarjen.
Vjehrri vret nusen e djalit, pasi nuk i shërbeu kafen siç ai e donte
Ndoc Tota është vjehrri që masakroi me levë pas koke nusen, vetëm sepse kjo e fundit nuk i bëri kafenë në kohën që ai e dëshironte. 75 vjeçari është shprehur i penduar para togave të zeza për vrasjen e nuses se djalit, edhe pse është përpjekur të justifikohet duke thënë se ajo nuk sillej mirë edhe e fyente vazhdimisht me sjelljen e saj.
“Jam i penduar për ngjarjen. Prej kohësh kemi pasur marrëdhenie jo të mira. Nuk sillej mirë me ne. Ditën e ngjarjes më ka fyer”, ështe shprehur në gjyq Tota, ditën e sotme.
“E vrava babain se më tha do e ndajmë nusen bashkë”
Një krim i rende ka ndodhur edhe në Tiranë teksa djali masakroi me çekiç të atin e moshuar dhe ka tentuar të fshehë vrasjen, duke e hedhur kufomën në Liqenin e Farkës.
Selman Aliaj ka pasur një debat të ashpër me të atin, Fejzi Aliaj, 74 vjeç, në banesën e tyre në Shkozë. Babë e bir jetonin vetëm, ndërsa dy djemtë e tjerë dhe motra jetonin në emigracion. Viktima ishte i divorcuar prej vitesh me bashkëshorten, ndërsa autori i ngjarjes dyshohet se kishte probleme mendore.
Në dëshminë e tij ai deklaroi” “E vrava, sepse donte të më martonte. Më kishte thënë se nusen time do e ndanim bashkë”.
Përgatiti: AlpeNews.al





