• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME DELEGACIONIN E CSU/ Veliaj: Mirënjohje për vendimin e çeljes së negociatave
Home
Politikë

TAKIM ME DELEGACIONIN E CSU/ Veliaj: Mirënjohje për vendimin e çeljes së negociatave

2 October, 2019 F.autor Politikë

Tirana është një qytet me zhvillim dhe me të ardhme të mirë. Kështu e vlerësoi Tiranën kryetari i Grupit Parlamentar të CSU-së në Landtagun e Bavarisë, Thomas Kreuzer, i cili së bashku me një delegacion parlamentarësh të kësaj force, u prit sot në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Kreuzer falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, ndërsa theksoi zhvillimin që ka pësuar Tirana dhe mundësitë që ky qytet ka për një të ardhme më të mirë.

“Faleminderit shumë për pritjen e ngrohtë. Tirana është një qytet me shumë të rinj,Tirana është një qytet me zhvillim të mirë, me shumë shanse dhe me të ardhme të mirë. Ju urojmë më të mirën ju dhe qytetit”, tha kreu i Grupit Parlamentar të CSU-së në Landtagun e Bavarisë, Thomas Kreuzer.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shprehu miqve nga Bavaria mirëseardhjen dhe i falenderoi ata për mbështetjen që CSU i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe sidomos për vendimin për çeljen e negociatave.

“Jam shumë i lumtur që kemi pritur një delegacion fantastik nga Bavaria i CSU, një parti e cila ishte kyç në vendimin që Shqipërisë t’i hapen negociatat në BE, ndaj ishte një moment për të treguar falenderim dhe mirënjohje, një mundësi fantastike për të eksploruar pak si po zhvillohemi”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai theksoi se me vendimin e 29 shtatorit, Bundestagu i dha një mundësi shqiptarëve që të tregojnë se janë vërtetë perëndimor dhe i përkasin familjes së madhe të BE-së duke ndërtuar dhe zhvilluar vendin e tyre.

“Ndryshe janë gjërat në burokraci, kur ti lexon letra, ndryshe është kur vjen në terren e shikon realitetin. Delegacioni po bën një tur në Ballkan, nga Kosova, tani në Shqipëri dhe më pas edhe në vende të tjera, por jam vërtet mirënjohës dhe në emër të qytetarëve të Tiranës, dua të falenderoj delegacionin e CSU që na dha një shans ta provojmë veten si një vend potencial për të qenë anëtar i BE dhe si një hapësirë evropiane që po mundohemi me shumë pasion të ndërtojmë këtu në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Pjesë e delegacionit ishin edhe shumë politikanë të rëndësishëm të kësaj force politike në Landin e Bavarisë, si Prof. Dr. Winfried Bausback, Alexander König, Tobias Reiß dhe Tanja Schorer-Dremel, të katërt nënkryetarë të Grupit Parlamentar të CSU-së na Landtagun e këtij rajoni. Gjithashtu, pjesëmarrës ishin edhe Josef Widmann, Drejtor Ekzekutiv i Grupit Parlamentar dhe Markus Merk, Zv. Drejtor Ekzekutiv i Grupit Parlamentar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME HASHASH NË PARUKERI/ Enca Haxhia shokon sërisht në rrjetet sociale (FOTO)
Previous article MASAKRA ME 3 TË VDEKUR NË KLOS/ Detajet: Ndodhi për NUSEN e shtëpisë. Akuzoi vjehrrin e kunatin për dhunë.

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT